Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > AAK thërret seancë të jashtëzakonshme: Çështja e ushqimit për ushtrinë në fokus

AAK thërret seancë të jashtëzakonshme: Çështja e ushqimit për ushtrinë në fokus

Besnik Tahiri ka njoftuar se nesër, në ora 12:00, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, me kërkesë të Grupit Parlamentar të AAK-së dhe mbështetje nga 43 deputetë nënshkrues.

Qëllimi i kësaj seance është të diskutohet problemi i furnizimit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës.

Propozimi i Rezolutës është i thjeshtë: “Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme.

”Tahiri theksoi se nesër Kuvendi do të kërkojë nga Qeveria zgjidhjen e këtij problemi, dhe sqaroi se drafti i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët gjatë seancës.

Postimi i plotë:

Nesër, në ora 12:00, me kërkesë të Grupit Parlamentar të AAK-së, të mbeshtetur nga 43 deputetë nënshkrues, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizmit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës.

Propozim Rezoluta është e thjeshtë:

“Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme”.

Nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje.Për sqarim: ky draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë.