Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se partia ku ai bënë pjesë, i ka përgatitur pesë amendamente që do të kërkojë që të futen në buxhetin e vitit 2024, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës këtë javë.
Tahiri tha se Grupi Parlamentar i AAK-së, i ka përgatitur pesë kërkesa konkrete për amendamentim që kanë dalur nga tryeza e 9-të e kësaj partie.
“Amendamenti i parë vjen nga përfaqësuesit e sindikatave të sektorit publik për ngritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro; Amendamenti për Kontratën Kolektive; Buxhetimi i Autostradës së Dukagjinit”, janë tri propozimet e para të kësaj partie opozitare.
Kujtojmë se, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 16 nëntor, e kanë miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2024.
Pro kanë qenë 62 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pas hedhjes në votim të këtij projektligji, deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën në shenjë revolte.
/Arbëria TV