Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > AAK-ja ‘jep urdhër’ për veprim të menjëhershme për ujin e pasigurt të Badovcit

AAK-ja ‘jep urdhër’ për veprim të menjëhershme për ujin e pasigurt të Badovcit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me cilësinë e ujit nga Liqeni i Badovcit.

Sipas raportimeve nga KRU Prishtina dhe IKSHPK, uji nuk është i sigurt për konsum për shkak të përqendrimeve të larta të manganit, një problem që po përsëritet.

AAK-ja thekson se ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve të larta të manganit mund të shkaktojë dëmtime neurologjike dhe zhvillimore të trurit, veçanërisht tek fëmijët.

“Kjo situatë përbën një rrezik të madh për shëndetin publik dhe kërkon veprime të menjëhershme,” thuhet në reagimin e AAK-së.

“Në përpjekje për të përballuar këtë situatë, KRU Prishtina ka filluar të shpërndajë ujë përmes auto cisternave në disa lagje, një masë që zakonisht ndërmerret në raste emergjente. Megjithatë, për shumë banorë, sidomos për ata që jetojnë në apartamente, kjo ka krijuar një situatë të vështirë. Banorët detyrohen të përshtatin jetën e tyre përreth orareve të shpërndarjes së ujit, duke përjetuar stres dhe shqetësime të vazhdueshme. Përballja e përditshme me sfidën e bartjes së ujit dhe mungesën e furnizimit të qëndrueshëm krijon edhe pasiguri për shëndetin publik, pasi mungesa e furnizimit me ujë të pastër për konsum dhe higjienë mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore.”, thuhet më tej.