Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > AAK-ja e kritikon pushtetin për bojkotim të seancave dhe komisioneve

AAK-ja e kritikon pushtetin për bojkotim të seancave dhe komisioneve

Grupi Parlamentar i AAK-së ka adresuar një varg kritikash në drejtim të mazhorancës për bojkotim të seancave dhe komisioneve parlamentare.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se bojkotimi i të gjitha kërkesave të opozitës është i paarsyeshëm.

Ai tha se do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet në të mirë të qytetarëve.

“Qëndrimi i mazhorancës për të bojkotuar të gjitha kërkesat e opozitës është e paarsyeshme. Në praktikat parlamentare nuk ka ndodhur që shumica t’i bojkotojë seancat e komisionet. Po na marrin të vetme të drejtë që e kemi, pyetjet parlamentare”.

“Prandaj ne jeni të shqetësuar dhe kërkojmë një zgjidhje dhe të dominojë qytetari dhe jo Lëvizja Vetëvendosje. Ne si AAK i kemi përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet që kanë shkuar në të mirë të qytetarëve”, tha ndër të tjerash Lekaj.

“Ne qëndrojmë fortë në kërkesat e qytetarëve dhe do të këmbëngulim. E patë me çfarë injorance që thirreshin në heroizëm, ata nuk e votuan rezolutën që kërkon përkrahje për Policinë e Kosovës”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress