Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > AAK-ja dhe partnerët e koalicionit prezantojnë Programin, e quajnë zhvillimor dhe integrues në BE e NATO

AAK-ja dhe partnerët e koalicionit prezantojnë Programin, e quajnë zhvillimor dhe integrues në BE e NATO

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor, kanë prezantuar të mërkurën Programin Zgjedhor 2025-2029, raporton Ekonomia Online.Nga krerët e këtij koalicioni, ky Program u quajt zhvillimor e integrues në mekanizmat ndërkombëtar.

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se ky program është rezultat i një punë dy vjeçare që përfshinë katër shtylla kryesore, e siç janë anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO, zhvillimi i hovshëm ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE dhe me konceptin Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur.