Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot me fillim në ora 11:00 do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në fjalimin e saj vjetor. Por, jo të gjithë deputetët do të jenë prezentë.
Njëjtë sikurse edhe vitin e kaluar një parti do ta bojkotojë fjalimin e saj. Bëhet fjalë për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar, deputeti i kësaj partie Pal Lekaj.
“AAK nuk do të merr pjesë në seancë gjatë adresimit të Presidentes”, ka thënë Lekaj për Front Online.
Vitin e kaluar edhe Partia Demokratike e Kosovës kishte bojkotuar fjalimin e presidentes Osmani.
/TV Arbëria