Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka folur rreth përzgjedhësit të ri, duke thënë që do të zyrtarizohet në ditët në vijim, ndërsa është i nënshtetësisë gjermane.
Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, ku ndodhet edhe Ademi me disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.
I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se çështja e përzgjedhësit të Kosovës është punë e kryer.
“Çështja e trajnerit të Kosovës është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman”, ka deklaruar Ademi për ‘Kanal10’.