Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > A po hetohet nga Amerika Gjykata Speciale për korrupsion?  

A po hetohet nga Amerika Gjykata Speciale për korrupsion?  

Evi Kokalari, një aktiviste me origjinë nga Shqipëria, por që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e afërt me qarqet politike të Partisë Republikane në atë shtet, nëpërmjet një postimi në Facebookun e saj personal, pretendon se ka zbuluar disa dokumente ku Departamenti i Drejtësisë si dhe CIA, janë duke i hetuar për korrupsion ish-drejtuesit e Gjykatës Speciale në radhë të parë ish-prokuronin e saj Jack Smith.

Sipas saj, i apostrofuari në këtë hetim kishte qenë pjesë e një skeme që kishin kërkuar të holla në mënyrë që to mos u shqiptoheshin aktakuzat disa prej tyre që sot gjenden të burgosur. Po ashtu, thuhet se ish-presidenti të Maqedonisë, pa specifikuar se për cilin është fjala, i ishin ofruar të holla në mënyrë që të dëshmonte kundër ish-presidentit Thaçi në këtë proces.

Ky është postimi i plotë i Evi Kokalllarit

“Dje me ra ne dore nje dokumente/ankese prej 118 faqesh, e bere nga nje ish-punonjes i DEA drejtuar Departamentit te Drejtesise, me kopje inspektoriatit te pergjithshem te Departamentit te Shtetit dhe CIAs.

Ankesa e cila permban deshmi te detajuar te kater Shqiptareve nga Kosova, eshte kunder prokurorit special Jack Smith, dhe e akuzon ate per zhvatje dhe gjoba ndaj bisnesmeneve dhe politikaneve, ne menyre qe ti shpetoj nga sanksionet ne Amerike, pak a shume si versioni i Charles McGonigal.

Personalisht jam gjithnje skeptike, dhe keto deshmi duhen verifikuar ose investiguar, por nder te tjera flitet dhe per gjobavitje ndaj familjes se Thacit, si dhe deshmite e fallcifikuara ndaj tij ne Hague”.

Nje deshmi tjeter flet per ish-Presidentin e Maqedonise, te cilit i kane kerkuar para per ta hequr nga lista dhe i kane kerkuar te deshmoj kunder Thacit, gje qe ai ka refuzuar.
Nuk mund ta postoj dokumentin sepse nuk eshte detyra ime te bej publike emrat e deshmimtareve, por disa prej tyre, jane lakuar shpesh ne shtypin e Kosoves.
Nese keto akuza rezultojne te verteta, ky mund te jete lajm pozitiv per Thacin, por gjithashtu dhe per Trumpin, i cili eshte subjekti i vetem i luftes se Jack Smith keto kohe.
Ja dergova kete dokument sot njerit nga Kongresmeneve Republikan. Uroj te gjejne dicka me vlere qe mund te nisin nje investigim ndaj Jack Smith si per rastin e Thacit ashtu dhe per Trump”, ka shkruar ajo në Facebook.
No photo description available.
May be an image of ticket stub and text
/TV Arbëria

Themes by WordPress