Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një vizite në Berlin dhe takimeve që ka pasur me anëtarë të bundestagu gjerman kalon të nënkuptohet se mund t’i nis procedurat për themelimin e Asociacionit për themelimin e komunave me shumicë serbe para se Këshilli Ministror i këshillit të Evropës të votojë në muajin maj për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, me këtë rast Kurti ka deklaruar se:
“Ne gjithashtu do t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me të cilat ballafaqohen pakicat tona, të drejtat dhe nevojat e tyre, duke përfshirë minoritetin serb të Kosovës, si prioritet. Edhe për këtë, ne po punojmë me anëtarët gjermanë të Bundestag-ut për të përshkruar nisma të reja dhe të mëdha. Takimet e mia këtu në Berlin për këtë kanë qenë shumë inkurajuese”.
Mirëpo një qëndrim i tillë është krejtësisht i kundërt me atë që kishte deklaruar i pari i qeverisë së Kosovës për mediat kosovare ditën kur asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës e kishte votuar raportin e raportueses për Kosovën Dora Bakojanis. Raport ky i cili rekomandonte pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Me këtë rast kryeministri Kurti kishte shtuar se duhet që fillimisht të jenë kuajt e tani qerrja, e jo qerrja para kuajve, duke aluduar në këtë mënyrë se nuk do t’a marrë në konsideratë kërkesën ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit pa zbatimin e plotë të Marrëveshjes bazike ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Duhen ‘Kuajt e tani qerrja, e jo qerren para kuajve’. Se kushdo që flet për Asociacionin para Marrëveshes bazë i shërben Serbisë dhe jo Kosovës”, tha Kurti.
/TV Arbëria