Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > A u dekonspirua Albini nga Vjosa?

A u dekonspirua Albini nga Vjosa?

Shkruan: Afrim Kasolli- Presidentja Osmani, në një intervistë për TV21, ndonëse nuk përmendi emra, por kuptohet se është fjala për Albin Kurtin, sepse është alogjike të mendohet se ajo është angazhuar për Milan Radojeqicin, pohoi se është “angazhuar të parandaloj masa edhe më të rrepta ndaj Kosovës dhe individëve”. Për më shumë, ajo deklaroi se “Kurti ka qenë kundër që Kosova së bashku me ShBA- te, ta shkruaj draft-statutin e Asociacionit”.

Ky pak a shumë është bilanci i raporteve “harmonike” ndërmjet dy drejtueseve kryesorë të pushtetit në këtë fund vit. Ku presidentja Osmani po i thotë të parit të qeverisë së unë të kam shpëtuar politikisht dhe se je përgjegjës për këtë draft-statut, ngase refuzove koordinim me amerikanët.

Në këtë mënyrë, ajo e dekonspiroi lojën e dyfishtë të këtij pushteti, për t’u shfaqur viktimë para opinionit se drafti aktual na është imponuar nga BE-ja, si dhe nuk ka pasur alternativë tjetër.

Të vetëdijshëm për dëmet që ia kanë shkaktuar shtetit me qasjen e tyre në raport me dialogun, tashmë përfaqësuesit e pushtetit e kanë filluar kërkimin e ethshëm të fajtorit të tjetri dhe shfajësimin e vetvetes. Dhe nuk kishte si të përfundonte ndryshe kjo “martese” bizare politike. Sa më shumë që afrohen zgjedhjet aq më shumë do kemi rastin të shohim kësi denoncime publike për “tradhtitë” që i paskan bëri njeri-tjetrit, ky “çift” i lumtur politik në pamje të jashtme, por i shoqëruar me shijen e pabesisë se brendshme.

/TV Arbëria

 

Themes by WordPress