Kjo ndjesi nuk ka të paguar, sidomos kur ke kaluar një kohë të konsiderueshme nën diellin përvëlues të stinës së verës.
Megjithatë, sipas ekspertëve uji i ftohtë pas ekspozimit të gjatë në diell shkakton një shok të mirëfilltë në organizëm.
Sipas tyre, sistemi tretës është i pari i cili has vështirësi në përpunimin e ujit të ftohtë.
Ky i fundit shkakton kontraktim të ezofagut dhe më pas dhimbje në kraharor e në stomak.
“Pirja e ujit të ftohtë pas ekspozimit në diell shkakton një shok të mirëfilltë” sipas mjekut amerikan Harry Emmerich.
“Uji i ftohtë do të shkaktojë spazma, rënie të rrahjeve të zemrës dhe të temperaturës së gjakut,” shtoi ai.
Uji I Ftohtë Shkakton Edhe Probleme Të Tjera
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegojnë se pirja e ujit të ftohtë gjatë një dite të nxehtë mund të nxisë migrenën.
Për më tepër, nëse pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit, ky i fundit do të kalojë ne ezofag me më shumë vështirësi.
Uji i ftohtë shkakton probleme me tretjen dhe nxit konstipacionin.
Sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, pirja e ujit të ftohtë me ushqim të nxehtë prish ekuilibrat në organizëm.
Uji Në Temperaturë Ambienti Është Më i Mirë
Ka njerëz që pretendojnë se uji me temperaturë ambienti nuk e shuan etjen, sidomos në ditët e nxehta të verës.
Kjo nuk është e vërtetë, sepse njerëzit ngatërrojnë etjen me ndjesinë e të pasurit vapë.
Sigurisht që uji në temperaturë ambienti nuk ka efekt freskues dhe nuk e ul temperaturën e trupit, megjithatë kur vjen puna tek hidratimi, ai bën një punë të shkëlqyer.
Pirja e ujit me temperaturë ambienti jo vetëm që përmirëson tretjen por edhe qarkullimin e gjakut dhe pastrimin e organizmit nga toksinat./AgroWeb.org