Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po tenton Qeveria e Kosovës ta fitojë mbështetjen e administratës Trump “sipas modelit të Venezuelës dhe Iranit”?

A po tenton Qeveria e Kosovës ta fitojë mbështetjen e administratës Trump “sipas modelit të Venezuelës dhe Iranit”?

Shkruan: Afrim Kasolli

Derisa po vazhdon drama e (mos)zgjedhjes se Presidentit duke rrezikuar në këtë mënyrë që shteti të zhytet edhe në një bllokadë të re politike, në “prapaskenë” Qeveria e Albin Kurtit nuk është se nuk po bënë përpjekje t’i relaksojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne sferën ekonomike.

Vizita e ministres, Artane Rizvanolli, në ShBA si dhe takimet me zyrtarë të Këshillit Kombëtar për Dominim Energjetik (NEDC) të Shtëpisë së Bardhë, mund te shihet se është në funksion të kësaj agjende, me fokus për të diskutuar “mundësitë për të investuar në teknologji invoative si gazifikimin” në bashkëbisedim me Qeverinë dhe kompanitë amerikane. Pra në këtë mënyrë mbase po tentohet t’i përçohet mesazhi kësaj administrate, se Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i plotësojë apetitet e saj për burime energjetike në këmbim të mirëkuptimit politik dhe diplomatik.

Megjithatë, nëse ka diçka që e kanë dëshmuar zhvillimet e fundit globale, sikur në rastin e Venezuelës, Iranit por edhe Serbisë deri në një masë nuk ka keqpërcpetim më të madh për rolin e administratës Trump 2, sesa pretendimi se mund të fitohet mbështetja e saj vetëm në terma eneregjtikë, e cila për shkak të përfitimeve që mund të kishte nga këto aranzhmane do t’i sakrifikonte kriteret tjera.

Bie fjala, në rastin e Venezulës, po ashtu edhe të Irani negociatorët e këtyre shteteve ishin pajtuar për t’i ofruar akses të plotë kompanive amerikane në burimet e tyre energjetike, taktika këto që u dëshmua se nuk dhanë rezultate. Dhe u treguar se interesat shtetërore dhe nacionale janë mbi çdo motiv tjetër. Madje, nga Iluzione të tilla shihej qartë se dikur vuante edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Sipas tij, tash me Donald Trumpin ai do ta kishte më lehtë. Mjafton krijimi kushteve për investime ekonomike për anëtarë të ngushtë të familjes Trump dhe kontraktimi i kompanive lobuese në SHBA dhe çdo gjë do të shkonte për mrekulli . Serbia në këtë mënyrë do të vazhdonte të mbante lidhje te ngushta ekonomike dhe energjetike me Rusinë, dhe po ashtu të kishte një status të privilegjuar në kuadër të kesaj administrate amerikane.

Këto raste flasin hapur se nëse dominon vlerësimi( e kjo mbetet te shihet) se sjelljet e Qeverise se Kosovës nuk janë konform interesave strategjike amerikane për rajonin, as një taktikë tjetër joshëse nuk do të këtë sukses. E se cilat janë pritjet e kësaj administrate në raport me shtetin e Kosovës, tashmë ndodhet e brendashkruar qartë në ligjin e mbrojtjes së SHBA-ve, ku ndër tjera i kërkohet edhe Prishtinës që t’i plotësoje detyrimet e saj në raport me zotimet ndërkombëtare që ka marrë në procesin e negociatave në Bruksel dhe në këtë mënyrë t’i shmang driblimet për inskenim të krizave të brendshme për t’i ikur këtyre obligimeve. Madje nuk përjashtohet as skenari ku do të mund ti kërkohet Kurtit që të jetë i gatshëm për ndonjë marrëveshje të re të shpejt me Serbinë nën menaxhimin Shtëpisë së Bardhë.

Me këtë rast nëse i njëjti nuk dëshmon gatishmëri në raport me këto skenarë, ka rrezik ta pozicinojë vetën në raport të kundërt me interesat nacionale amerikane për Ballkanin Perëndimor, dhe nuk do t’i ndihmonte asnjë temë tjetër.