Shkruan: Afrim Kasolli
Ajo që po ndodh aktualisht në PDK është shume e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë për reforma, as për ndryshim. Por se si te ruhet pushteti i brendshëm i të njëjtit klan me pamje te re.
Dorëheqja e Memli Krasniqit nuk është kurrfarë sakrifice kombëtare, siç tentuan ta portrerizojne shumica e mbështetësve të tij, apo analistë që e përdoren gjuhën e klanit Bon Vivant, ne studiot televizive, lidhur më ketë ngjarje.
Memli Krasnqi për ta ruajtur imazhin e tij dhe të grupit që i takon realisht është tërhequr politikisht nëpërmjet aktit formal të dorëheqjes. Humbja e palavdishme në Drenas e ka bindur këtë grup drejtues te PDK- se, të prirë nga Memli, se cfare neverie kane fituar në opionionin publik.
Po te mos ishte antagonizmi i tyre me Ramiz Lladrvocin, ky i fundi do ta kishte të pamundur ta fitonte garën për kryetar komune në ate qytet me këtë lehtësi te padurueshme. Suksesi i tij më shumë se mbështetje për të, ishte revoltë qytetare ne njërin nga bastionet e kesaj partie ndaj komploteve të kastes udhehqese të PDK-se.
Të tronditur nga ky zhvillim traumatik të njëjtit janë duke shpresuar se mund ta ruajnë ndikimin në parti si trampolinë për bizneset e tyre nëpërmjet shanses së fundit. Duke e përdorur imazhin e Bedri Hamzes si dekor per vete. Ashtu edhe sic vepruan ne zgjedhjet e 9 shkurtit. Mirepo, edhe ky i fundit nuk është më ai që ishte para 9 shkurtit dhe para zgjedhjeve lokale qe sapo u mbajtën.
Jane keto dinamika që po e kushtëzojnë mbajtjen e një konvente te improvizuar për javën e ardhshme. Por mënyra se si po orkestrohet vetem demokratike nuk është. Me këtë rast baza e Partisë Demokratike të Kosovës ndodhet sot me shumë asnjëherë tjetër para një sprove vendimtare, a duhet ta sakrifikojë demokracine e brendshme partiake për ta mirëmbajtur pushtetin e ketij klani në krye te saj? /TV Arbëria