Përgatiti: Afrim Kasolli
Kohën e fundit na ka rënë shpesh të dëgjojmë për numrin e qytetarëve të Kosovës që kanë emigruar për të punuar dhe jetuar në shtetet perëndimore.
Ditë më parë instituti GAP, duke u bazuar në të dhënat e Eurostatit, kishte treguar se Kosova së bashku më Shqipërinë, janë dy nga vendet që prinë me numrin e qytetarëve në raport me popullsinë e përgjithshme që për katër vite i kanë braktisur këto shtete në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas këtyre statistikave “prej vitit 2021 deri në vitin 2024, nga Kosova janë larguar 210.444 banorë”. Një e dhënë kjo pa dyshim tejet alarmuese.
Megjithatë, sipas asaj që ka konstatuar Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2025, kohën e fundit është vërejtur edhe fenomeni i shtimit të imigrantëve nga vendet tjera në drejtim të Kosovës. Numri i tyre krahasuar me vitin 2023 është rritur nga 643 në 992. 802 të tillë janë akomoduar në qendrën e përkohshme në Vrandioll. Kurse 190 azil kërkues janë strehuar në qendrën e Azilit në Magurë. Shumica e këtyre “banorëve të rinj” të Kosovës kanë anë hyrë nëpërmjet rrugëve malorë nga Maqedonia e Veriut dhe të Shqipërisë.
Këto trende po dëshmojnë se edhe vendi ynë po i nënshtrohet një lëvizje të dyfishtë demografike. Kuptohet, ende bilanci është negativ, sepse largimi i banorëve “nativist” është ende pakrahasimisht më i lartë sesa mbërritja e ardhacakëve. Por nuk përjashtohet mundësia që në një të ardhme jo të largët, vakumin e shkaktuar nga të parët ta kompensojnë të dytit