Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > A po përçahet Evropa për shkak të Ukrainës?  

A po përçahet Evropa për shkak të Ukrainës?  

Samiti i BE-së që është paraparë të mbahet sot dhe nesër në Bruksel paraqet edhe njërin nga testet më të rëndësishme sa i përket unitetit të Bllokut. E tëra kjo, sepse Presidenti i Hungarisë Victor Orban, ka kërcënuar se do ta përdorë veton për të bllokuar ndarjen e planifikuar buxhetore në mbështetje të Ukrainës, si dhe për të hapur negociatat për anëtarësimin e saj në kuadër të Unionit. 

Liderë të vendeve të fuqishme evropiane, duke përfshirë Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz janë përfshirë në negociata të drejtpërdrejta me Kryetarin e Ukrainës para fillimit të Samitit, me qëllim që të shmanget një skenar i tillë. Kjo krizë madje po konsiderohet edhe më serioze sesa shumë të tjera para saj, sikur se Brexit-i, pandemia dhe kriza energjetike.

Po ashtu, këtu duhet cekur se kjo përçarje po ndodh në një kohë kur edhe Kongresi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të qëndrimit të Partisë Republikane, e ka bllokuar planin financiar të Presidentit Joe Biden, për ta ndihmuar luftën mbrojtëse të Ukrainës. Mosmarrëveshje të tilla mund të jenë dhurata më e mirë për Putinin. Sepse ka qenë e ditur prej kohësh që pa mbështetjen financiare, logjistike dhe diplomatike të Perëndimit, lufta e Ukrainës kundër Rusisë as që ka mundur të paramendohet.

Në këtë kontekst Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një adresimi ka kërkuar nga liderët evropianë që të mos e tradhtojnë besimin në BE. Kurse, Kryeministrja e Letonisë, Evika Silina, ka pohuar “se kjo ndihmë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, por me Evropën”

Mirëpo, këtu duhet cekur, se jo vetëm Hungaria, por edhe shtete të tjera të bllokut kanë rezerva për planet për integrim të shpejt të Ukrainës. Para pak dite ministrat e Jashtëm të Austrisë. Belgjikës, Kroacisë, Qipros, Italisë, Sllovenisë, etj etj, ishin shprehur se është me rëndësi që të mirëmbahet një metode e balancuar sa i përket këtij procesi, dhe të zbatohen të njëjtat standarde dhe kritere ndaj të gjitha shteteve aspirante për t’u bërë pjesë Bashkimit Evropian.

 /TV Arbëria

Powered by WordPress