Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > A po paralajmëron Abazi gaz lotsjellës në Kuvend, ia shtron Kurtit disa pyetje

A po paralajmëron Abazi gaz lotsjellës në Kuvend, ia shtron Kurtit disa pyetje

Ish-zv.kryeministri dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë mbrëmë mbi Aneksin në Ohër.

Në profilin e tij në Facebook, Abazi i ka shtruar një varg pyetjesh Kurtit, përfshirë edhe Nenin 7.

“Pse urgjenca për zbatim të pikës 7-vetëm?” – pyeti Abazi.

Tutje, Abazi pyeti kreun e ekzekutivit se “a ka të drejtë FSK të paraqitet në komunat veriore të vendit?”.

Po ashtu, deputeti la të nënkuptohen se “mund të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës”.

Reagimi i plotë i Abazit:

Pyetje që sillen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës:

Kush e propozoi Ohrin dhe pse nuk është propozuar Prespa?

Pse jo Selaniku apo Vjena?

Pse nuk ishte Rama në takim?

A do të mbahen zgjedhjet e lira e demokratike në katër komunat e veriut të Kosovës, kur?

Çfarë do të ndodhë nëse njësia speciale shkon në Veri të Kosovës, a do të ketë barrikada të Veselinovicit, Radojcicit dhe Rakicit?

A ka të drejtë FSK të paraqitet në Komunat Veriore të vendit tonë?

Pse urgjenca për zbatim të pikës 7- vetëm?

A do të vetmenagjojnë komunat Serbe nëpërmejt strukturave të tyre “Komunat paralele” që sot menagjojnë apo ato do të shuhen dhe do të krijohen të reja?

Përmendja e të zhdukurve nuk është ballafaqim me të kaluarën, as lejimi i kthimit të mbetjeve mortore, nuk është ballafaqim me të kaluarën ne fakt është tentim për të tejkaluar të kaluarën.

/TV Arbëria 

Powered by WordPress