Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po kaplohet opozita nga frika për humbjen e mandateve?

A po kaplohet opozita nga frika për humbjen e mandateve?

Shkruan: Afrim Kasolli

Presidentja foli. Ajo po kërkon që sa më shpejtë te formohet Kuvendi. Për më shumë duke u bazuar në normat kushtetuese, sipas saj, askush nuk ka të drejtë drejtë ta bllokoj konstituimin e institucioneve shtetërore.( Ky konstatim tash do shërbejë si material shtesë për polarizm politik se kush e ka bërë një veprim të tille anti-kushtetues, opozita me mos votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandatave, apo kabineti qeveritar në krye me kryeministrin Kurti, duke mos dhënë dorëheqje, sipas detyrimeve ligjore dhe kushtetuese që ia ndalon deputeteve në të njëjtën kohë të mbajnë edhe pozita ekzekutive)

Ndërkohë, partitë opozitare kane filluar me ngulm të kërkojnë vazhdimin e seancës. Kërkese e drejtë. Madje LDK dhe AAK kane paralajmëruar se nesër në ora 10, do të jenë në Kuvend.

Mirëpo, nëse të njëjtat tash e votojnë te njëjtin raport, pa ndryshuar asgjë sa i përket kushteve që kane vendosur dje, atëherë kjo do te ishte një kapitullim i tyre politik. Sepse sic e pam sot Qeveria e Kosovës e vazhdoi punën e saj. Po ashtu, asnje dokument tjetër shtese nuk është ofruar përpos letrës së djeshme të kryeministrit Kurti, për deputetin Konjufca.

Prandaj, tash të votohet raporti identik, por pa i plotësuar parakushtet në mënyrë të qartë të opozitës, kjo nënkupton se kjo e fundit me një lehtësi të padurueshme mund ta braktis përkushtimin e saj në mbrojte të kushtetues nga ankthi dhe frika per humbjen e mandateve. /TV Arbëria