Akti dhe fakti i marrjes së postit të ushtruesit të detyrës së Presidencës nga ana e VV-së, nëse synohet të zvarrisë sërish procesin e kompletimit të institucioneve përmes një ngërçi të ri për arsye taktike (p.sh. pritja e mërgatës që voton me shumicë), në dioptrinë sociologjike mund të interpretohet pa asnjë hamendje si abuzim klasik me hapësirën e vakumit institucional, dhe si shkelje “perfekte” e parimit të demokracisë përfaqësuese që po mundohet ta krijoj Republike e Kosovës.
Kështu që shpresa se mërgata do të mund ta thellojë fitoren e VV-së duket se është më shumë një kalkulim strategjik politik sesa një çështje juridike. Dhe, meqë kjo situatë e ngërçit të ri nuk është e natyrës juridike, por puro e asaj politike. Ngase, Gjykata Kushtetuese mund të ndërhyjë në vetëm situata kur ka ndonjë ankesë konkrete për “pat pozicione” që mund të supozohet se e kërcënojnë seriozisht funksionimin institucional të Republikës. Në situata që tashmë i kemi “testuar” gjatë telenovelës së ngërçit, opozita e ka për obligim moral po edhe politike se është aktere e drejtëpërsdrejt e këtyre zhvillimeve të gjejë një narrativë të re dhe më sublime për ta bërë më atraktiv interesimin e saj për “detektim” të qëllimit të vërtetë të ikjes nga përgjegjësia e qeverisë Kurti 3. Në rast se opozita e ripërsëritë gabimin e ngërçit 2025, me siguri ajo ka shanse reale ta zbresë dukshëm potencialin e saj ndikues në elektorat, gjë që do i konvenonte bllokut aktual qeveritar. Mirëpo, nëse blloku opozitar gjenë kauza të reja e bindëse, që ato me thellimin e krizes në horizont janë me bollëk (kriza ekonomike, rikthimi i Vjoses dhe potencialisht formimi i një blloku unik djathëtist), jam shumë i bindur që ndarja e “kulaqit” në zgjedhjet e reja kurdo që ato të mbahen sivjet, do të krijonte një rigrupim shumë më fleksibil në skenën politike kosovare.
Kur është fjala te “detektimi” i kauzave të reja (kujtoj se ato mund të jenë edhe ekzistenciale, duke marrë parasysh “ngopjen” e publikut me krizat artificiale) që potencialisht do ta zbehnin imazhin qeveritar që u ngritë përmes ikonografisë së “shtrirjes së sovranitetit” dhe asaj të “bashkimit kombëtar” (përmes një “Republike të tretë”), mundësia e rikthimit po edhe forcimit të alibisë dhe rolit opozitar për të krijuar një ambient balancues do shtoheshin pa asnjë dyshim.
Pra, shanset opozitare mund të rrisin ndikimin e e vetë vetëm përmes demaskimit të taktikave qeveritare që po vazhdojnë pa ndalur procesin e delegjitimitetit, i cili në sociologjinë politike shquhet si “normalizim i përkohshmërisë” që është duke ndodhur gati dy vite të tëra të humbura.
Në këtë “odisejadë” dekonspirimi publik, Gjykata Kushtetuese, nëse është garante dhe gardiane e vërtetë e Republikës, ka gjasa të tolerojë një periudhë me ushtruese detyre, por ajo nuk mund dhe nuk do të duhej ta justifikonte asnjë zvarritje të qëllimshme e të stërzgjatur shkaku i interesave elektorale, duke e rrezikuar dukshëm rendin kushtetues dhe demokracinë parlamentare në Kosovë. Anipse një qeveri ushtruese detyre mund të jetë krejtësisht legale, ajo, nëse e zgjat përtej racionalitetit kushtetues mandatin e saj, shumë lehtë mund të identifikohet si “hisedare” e asaj që quhet “adhokraci institucionale”*)ku “blerja” e kohës nuk mbetet më kategori neutrale, por me vetëdije shndërrohet në resurs strategjik të “mirëmbajtjes” së pushtetit.
Pra, instrumentalizimi dhe kalkulimi i kohës si resurs i ri strategjik, që është futur në skenën politike kosovare, nëse vazhdon me këtë ritëm dhe akomodohet me interesat partiake, ka shumë gjasa të normohet si simptomë e një kulture politike që e instrumentalizon në vazhdimësi kohën institucionale.
Në raste të tilla, problemi nuk është nëse vendi mund të qeveriset nga një ushtruese detyre, por nëse një praktikë e tillë fillon ta zhvendosë Republikën nga një rend që pak a shumë ka një qartësi kushtetuese, në një rend që synim ekskluziv e ka menaxhimin e krizave politike që “prodhohen” përmes djallëzive eufemiste të subjekteve apo klaneve të ndryshme, të cilat përpiqen t’i shndërrojnë këto kriza artificiale në normalitet politik.
Absurde është që opozita e hutuar kosovare ende nuk po mund ta kuptojë këtë lloj stërzgjatjeje të oportunizmit të pushtetit. Opozita, po ashtu, nuk po arrin ta animojë publikun indiferent se “instalimi” i oportunizmit qeveritar apo zgjatja e qëllimshme e mandatit “de facto” për rritje elektorale—që po e përsërit me përpikmëri VV-ja—ka shumë gjasa të krijojë edhe një deficit të besimit publik të qytetarëve.
*) Termi “adhokraci” (si formë e organizimit të përkohshëm dhe fleksibël), në rastin e Kosovës, merr konotime negative, sepse institucionet shtetërore nuk funksionojnë mbi rregulla dhe ligje të qëndrueshme, por mbi improvizime që diktohen nga interesa meskine momentale politike e ideologjike
A po instrumentalizohet mërgata për të zgjatur pushtetin e Albin Kurtit?
- Koha si kapital dhe strategji elektorale e pushtetit
Akti dhe fakti i marrjes së postit të ushtruesit të detyrës së Presidencës nga ana e VV-së, nëse synohet të zvarrisë sërish procesin e kompletimit të institucioneve përmes një ngërçi të ri për arsye taktike (p.sh. pritja e mërgatës që voton me shumicë), në dioptrinë sociologjike mund të interpretohet pa asnjë hamendje si abuzim klasik me hapësirën e vakumit institucional, dhe si shkelje “perfekte” e parimit të demokracisë përfaqësuese që po mundohet ta krijojë Republika e Kosovës.
Kështu që shpresa se mërgata do të mund ta thellojë fitoren e VV-së duket se është më shumë një kalkulim strategjik politik sesa një çështje juridike. Dhe, meqë kjo situatë e ngërçit të ri nuk është e natyrës juridike, por puro e asaj politike. Ngase, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, mund të ndërhyjë vetëm në situata kur ka ndonjë ankesë konkrete për “pat pozicione” që mund të supozohet se e kërcënojnë seriozisht funksionimin institucional të Republikës.
- Ngërçi si taktikë dhe vakum institucional që përdoret për mbijetesë politike
Në situata që tashmë i kemi “testuar” gjatë telenovelës së ngërçit, opozita e ka për obligim moral po edhe politik — meqë është aktore e drejtpërdrejtë e këtyre zhvillimeve — të gjejë një narrativë të re dhe më sublime për ta bërë më atraktiv interesimin e saj për “detektim” të qëllimit të vërtetë të ikjes nga përgjegjësia e qeverisë Kurti 3.
Në rast se opozita e ripërsërit gabimin e ngërçit 2025, me siguri ajo ka shanse reale ta zbresë dukshëm potencialin e saj ndikues në elektorat, gjë që do t’i konvenonte bllokut aktual qeveritar. Mirëpo, nëse blloku opozitar gjen kauza të reja e bindëse — që me thellimin e krizës në horizont janë me bollëk (kriza ekonomike, rikthimi i Vjosa Osmanit dhe potencialisht formimi i një blloku unik djathëtist) — jam shumë i bindur që ndarja e “kulaqit” në zgjedhjet e reja, kurdo që ato të mbahen sivjet, do të krijonte një rigrupim shumë më fleksibil në skenën politike kosovare.
Kur është fjala te “detektimi” i kauzave të reja (kujtoj se ato mund të jenë edhe ekzistenciale, duke marrë parasysh “ngopjen” e publikut me krizat artificiale) që potencialisht do ta zbehnin imazhin qeveritar që u ngrit përmes ikonografisë së “shtrirjes së sovranitetit” dhe asaj të “bashkimit kombëtar” (përmes një “Republike të tretë”), mundësia e rikthimit, por edhe e forcimit të alibisë dhe rolit opozitar për të krijuar një ambient balancues do të shtoheshin pa asnjë dyshim.
Pra, shanset opozitare mund të rrisin ndikimin e vet vetëm përmes demaskimit të taktikave qeveritare që po vazhdojnë pa ndalur procesin e delegjitimitetit, i cili në sociologjinë politike shquhet si “normalizim i përkohshmërisë” që është duke ndodhur gati dy vite të tëra të humbura.
- Kosova nga demokracia përfaqësuese te “adhokracia”, një rrezik për të normalizuar krizën politike.
Në këtë “odisejadë” dekonspirimi publik, Gjykata Kushtetuese, nëse është garante dhe gardiane e vërtetë e Republikës, ka gjasa të tolerojë një periudhë me ushtruese detyre, por ajo nuk mund dhe nuk do të duhej ta justifikonte asnjë zvarritje të qëllimshme e të stërzgjatur për shkak të interesave elektorale, duke e rrezikuar dukshëm rendin kushtetues dhe demokracinë parlamentare në Kosovë.
Anipse një qeveri ushtruese detyre mund të jetë krejtësisht legale, ajo, nëse e zgjat përtej racionalitetit kushtetues mandatin e saj, shumë lehtë mund të identifikohet si “hisedare” e asaj që quhet “adhokraci institucionale”*) ku “blerja” e kohës nuk mbetet më kategori neutrale, por me vetëdije shndërrohet në resurs strategjik të “mirëmbajtjes” së pushtetit.
Pra, instrumentalizimi dhe kalkulimi i kohës si resurs i ri strategjik, që është futur në skenën politike kosovare, nëse vazhdon me këtë ritëm dhe akomodohet me interesat partiake, ka shumë gjasa të normohet si simptomë e një kulture politike që e instrumentalizon në vazhdimësi kohën institucionale.
Në raste të tilla, problemi nuk është nëse vendi mund të qeveriset nga një ushtruese detyre, por nëse një praktikë e tillë fillon ta zhvendosë Republikën nga një rend që pak a shumë ka një qartësi kushtetuese, në një rend që synim ekskluziv e ka menaxhimin e krizave politike që “prodhohen” përmes djallëzive eufemiste të subjekteve apo klaneve të ndryshme, të cilat përpiqen t’i shndërrojnë këto kriza artificiale në normalitet politik.
Absurde është që opozita e hutuar kosovare ende nuk po mund ta kuptojë këtë lloj stërzgjatjeje të oportunizmit të pushtetit. Opozita, po ashtu, nuk po arrin ta animojë publikun indiferent se “instalimi” i oportunizmit qeveritar apo zgjatja e qëllimshme e mandatit “de facto” për rritje elektorale që po e përsërit me përpikmëri VV-ja, ka shumë gjasa të krijojë edhe një deficit të besimit publik të qytetarëve.