Shkruan: Afrim Kasolli
Javën e kaluar u bë e dituar se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike nga Kina, me potencial jashtëzakonisht tw madh shkatërrues. Këto të dhëna i konfirmoi vet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Sipas tij ky furnizimin po bëhet si masë mbrojte ndaj aleancës së re mbrojtëse të dakdoruar kohë më parë ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Se asnjëri nga këto shtete nuk paraqesin rrezik për shtetin serb atë e dinë shumë mirë lideri serb. Por i njëjti po e shfrytëzon këtë fakt për ta justifikuar politikën e tij militariste.
Me këtë nuk them se Kosova nuk është dashur të bëhet pjesë e këtij traktati të ri të mbrojtës me dy vendet tjera, anëtare të NATO-së. Përkundrazi, këto sjellje dhe ambicie hegjemonike të Beogradit, tregojnë sesa e domosdoshme është kjo “aleancë e re ballkanike” për ta balancuar Serbinë.
Mirëpo, Kosova është duke ndjekur një qasje të gabuar në raport me dialogun me Serbinë sa i përket normalizmit të raporteve ndërmjet dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Pikërisht në kohën kur Serbia në mënyrë të hapur dhe brutale vepron kundër parimeve të këtij dialogu. Qeveria e Kosovës desmostroi një lehtësi të padurueshme për të bërë kompromise të të reja në këtë proces sa i përket zbatimit të Ligjit për të huajt. Pra deri sa Serbia armatoset deri në dhëmbë nga Kina, Prishtina pajtohet me segregimin ligjor të bashkëkomabaseve të saj që kanë nënshtetësi jashtme si dhe qytetarëve nga Shqipëria.
Me këtë rast, ka qenë detyrë e përfaqësueseve të Kosovës për t’u angazhuar për t’i alarmuar partnerët ndërkombëtarë, në radhë të parë Brukselin si lehtësues i dialogut mbi këto qëllime jo paqësore të Serbisë, e jo të shndërrohet në palë që e pranon pafundësisht qasjen asimetrike BE-së, në raport me dy vendet. Sepse në këtë mënyrë vetëm sa do të ushqehen edhe më shume këto sjellje të shtetit fqinj.