Para disa vitesh disa qytetarë kishin nënshkruar “një letër”. Në të konfirmohej se një antarë i familjes së saj ishte bullgar, kjo me qëllimin që të përfitoheshin studimet në Bullgari.
“Atë letër e kam marrë nga njeriu ynë nga një fshat përreth”, thotë kjo bashkëbiseduese e Radios Evropa e Lirë, duke kërkuar të mbetet anonime.
Ajo i kishte thënë mediumit se kishte pranuar të ndryshojë identitetin në letrën e vulosur e të nënshkruar paraprakisht.
Ajo thotë se pas nënshkrimit të atij dokumenti, në Bullgari është trajtuar si shtetase e këtij vendi, ka pasur të drejtën e bursës dhe të konviktit studentor.
Përfaqësues të partive politike boshnjake në Kosovë thonë se Bullgaria, përmes individëve të caktuar të komunitetit boshnjak, po përpiqet ta krijojë komunitetin bullgar.
Në disa raste, viteve të fundit, autoritetet bullgare u kanë paraqitur udhëheqësve të Kosovës kërkesën për pranimin zyrtar të komunitetit bullgar në Kosovë.
Por, institucionet e Kosovës po heshtin në lidhje me këtë çështje
Por, Kosova nuk është vendi i vetëm në Ballkan, ndaj të cilit Bullgaria kërkon pranimin e komunitetit bullgar.