Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > A po i nxisin hoxhallarët njerëzit që të pagëzohen në Llapushnik me propaganda arabo-turko-serbe?

A po i nxisin hoxhallarët njerëzit që të pagëzohen në Llapushnik me propaganda arabo-turko-serbe?

Hoxha Enes Rama, ka habitur me deklaratë duke e quajtur gjuhën arabe si “nënën e gjuhëve”, kjo ka nxitur reagime të forta, veçanërisht nga ata që mbrojnë identitetin dhe kulturën shqiptare. Në një deklaratë të tij, Rama e ka lavdëruar gjuhën arabe dhe ndikimin e saj të thellë në historinë e besimit islam, por kjo ka sjellë një kundërshtim të fuqishëm mbi disa fakte për gjuhën shqipe, e cila është mbi 30,000 vjet e vjetër, është gjuha e Zotit dhe ajo që mbart traditën më të lashtë të trojeve shqiptare.

Hoxhë Enes Rama deklaroi se “Gjuha arabe është nëna e të gjitha gjuhëve, pa të s’kuptohet feja”

Po ashtu, një tjetër figurë e njohur fetare, Hoxha Ladi nga Shqipëria, ka ngritur pikëpyetje lidhur me figurën e Sulltan Muratit, duke e cilësuar atë si “shehid” dhe jo si pushtues të trojeve shqiptare. Ky pohim ka shkaktuar zemërim tek ata që e kanë në vetëdijen dhe kujtesën e tyre pushtimin osman si një periudhë të dhimbshme për shqiptarët, duke përfshirë masakrat, vrasjet dhe dhunën që i është shkaktuar popullsisë vendase.

Këto deklarata po vijnë një kohë kur shumë shqiptarë, veçanërisht nga rajonet e Llapushnikut, janë rikthyer në katolicizëm. A po i largojnë personat fetare pikërisht me këto deklarta njerëzit dhe po drejtohen në Llapushnik, me shpifje shpifjet arabo, turko-serbe.

Ky debat i nxehtë ngre një pyetje të madhe për shoqërinë shqiptare: A duhet të pajtohemi me interpretimet e hoxhallarëve mbi figurat e pushtimit osman dhe besimin fetar?