Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po e rrezikon Islami politik mërgatën shqiptare në Perëndim?

A po e rrezikon Islami politik mërgatën shqiptare në Perëndim?

Para pak ditë mediat njoftuan se një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ishte duke planifikuar për ta ekzekutuar një sulm terrorist në koncertin këngëtarë së njohur Taylor Swift. Kurse sot një bashkëkombës nga Zvicra e ka prezantuar një video ku shihen shumë fëmijë te veshur me plisa dhe veshje kombëtare duke kënduar në sheshin e qytetit Wil Ilahije fetare.

Këto dhe shumë raste të tjera të ngjashme tregojnë për rrezikun që sot po i kanoset diasporës shqiptare në shtetet perëndimore nga Islami politik.  Tashmë kjo ideologji synon që nëpërmjet indoktrinimit propagandistik fetar ta konvertojë këtë pjesë të shqiptareve të shkëputur nga trungu kombëtar në material xhihadist për qëllimet e kësaj ideologjie antikombëtare, siç kanë vënë në pah shumë ekspertë të sigurisë.

Shfaqje të tilla, sikur kjo sot mëtojnë që t’i ekspozojnë shqiptarët si kolonë e pestë e depërtimit të Islamit Politik në zemër  të civilizimit Perëndimor dhe t’i tjetërsojnë ata nga shtrati i natyrshëm i tyre kulturor. Ku ata në vend se të shërbenin si urë lidhëse ndërmjet vendeve tona dhe këtyre shteteve, në të vërtetë tjetërsohet në instrument doktrinar të rrymave ekstreme fetare,

Kultivimi i këtij imazhi për shqiptarët në Perëndim po ashtu është edhe agjende e Rusisë. Siç dihet në këto shtete ka kohë që është tejet aktiv Forumi Mysliman Evropian, organizatë kjo që ka selinë në Bruksel, dhe është themeluar në tetor të vitit 2018.

Drejtuesi i saj, është, Abdul-Ëahed Niyazov. I njëjti po ashtu, kryeson edhe Qendrën Kulturore Islamike të Moskës, një organ ky i lidhur me Kremlinin.Prandaj, nuk do mend se inskenime sikur ky sot në njërin nga sheshet e qytetit Wil në shtetin Helvetik janë në shërbim të politikës zyrtare të Moskës,  për ta justifikuar kritikën e tyre ndaj ndihmës perëndimore për Kosovën se në këtë mënyrë ata ishin duke i ndihmuar fundamentalizmit religjioz.

Po ashtu trishtuese mbetet pajtimi i heshtur i qeverive si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri  me këtë pushtim që po i ndodh mërgatës shqiptare nga Islami Politik.  E të mos flasim për strukjen e intelektualeve kundër këtij fenomeni. Nuk ka fatkeqësi më të madhe sa t’i shohësh këta njomëzak rrugëve të botës që në vend se ta promovojnë thesaret e pasura të gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare, për të cilën u sakrifikuan breza të tëre, ata i afirmojnë kodet kulturore arabe.

 

/Arbëria Tv/

Powered by WordPress