Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > A po e pret Kurtin fati politik i Vuçiqit?

A po e pret Kurtin fati politik i Vuçiqit?

Shkruan Afrim Kasolli

Kohë më parë deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratovic, në një intervistë për Nova.rs, kishte deklaruar se Kurti dhe Vuçiq janë partnerë ideal sa i përket çështjes së Kosovës. Sipas politikanit gjerman, “ata kanë nevojë për njëri tjetrin. Mbase kjo është shumë e ashpër, por ju vetëm duhet të shikoni veprimet dhe reagimet e tyre. Ata përfitojnë nga të dyat. Të dy negociojnë me një fik në xhep. Vuçiqi e bën në mënyrë më të shkathtë, më teatrale” .

Mirëpo, përtej temave që kanë të bëjnë me dialogun, kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, po i karakterizon edhe një ngjashmëri tjetër sa i përket dinamikave të brendshme politike.

Të dy po përballen me presione dhe pakënaqësi të brendshme sociale, përkundër fitoreve të tyre zgjedhore. Sepse si njeri ashtu edhe tjetri mbrojtjen e interesave të kompanive ekonomike ndërkombëtare e kanë vënë mbi interesat e qytetarëve që i përfaqësojnë.

Në rastin e shtetit fqinj revoltat publike morën hov pas tragjedisë që ndodhi në qytetin e Novi Sadit, ku humben jetën 15 persona, si pasojë e shembjes se kulmit të Stacionit Hekurudhor, i cili ishte riparuar nga kompani kineze. Shumë analistë kanë vënë në pah se ky rast ishte vetëm maja e Ajsbergut, për atë që ka ndodhur kohë te gjatë në Serbi. Ku drejtuesi i këtij vendi për ta rritur relevancen e tij ndërkombëtare është perkujdesur vetëm se si t’i plotësojë kërkesat e kompanive ndërkombëtare. Në këtë drejtim ai ia ka dalur të shndërrojë veten në aset strategjik për BE-ne, Amerikën, Kinen, Turqine etj. Kështu Serbia pas ketij rasti është paralizuar nga protestat masive dhe zemërimi publik, duke e shfyrtezuar si pretekst ngjarjen në fjale, por që ne vërtetë ky reagim është i orientuar edhe kundër këtij modeli politik.

Tipare te tilla kanë filluar ta karakterizojë edhe Kosovën. Sot ZRRE në mënyrë tinëzare mori vendim për rritje të çmimeve të energjisë elektrike prej 16 përqind, sipas kërkesave të kompanive që merren me distribumin e rrymës, sikur KEDS, përkundër protestave dhe pakënaqësive të qytetarëve.

Ndërkohë, Albin Kurti u pa qartë se është në anën e interesave financiare te kompanive që merren me këtë biznes. Për të tash më e rëndësishme është fitimi i tyre se sa humbjet e qytetarëve. Kështu, kryeministri i Kosovës, ngjashëm po e kërkon sigurimin e pushtetit ndërkombëtar. Ndonese jo ne ato përmasa si lideri serb. Pra nëpërmjet plotësimit të apetiteve te kompanive sikur KEDSit e që është pronë e ndërmarrjeve turke Çalik Holding dhe Limak, pavarësisht pasojeve ekonomike dhe shoqërore.

Ndaj kësaj anomalie kanë filluar të shtohen gjithnjë e më shumë protestat spontane me qëllim kundërshtimin e padrejtësivete tilla. Një dëshmi kjo se frustrimi me regjimin e tij po shtohet dita ditës.

Mirëpo, si në rastin e Serbisë që jo domosdoshmërisht revoltat qytetare mund të përkthehen në ndryshim politik.

Analistë të ndryshëm kanë vënë në pah se një nga arsyet e qëndrueshmërisë se
atij pushteti që vazhdon të prodhojë pakënaqësi qytetare ka të bëjë me dobësitë e opozitës. Kjo e fundit nuk ka arritur ta shndërrojë veten ne alternativë politike ndaj të parit.

E ky fat ka shumë gjasa që ta pret edhe Albin Kurtin. Me qeverisjen e tij ai gjithnjë e me shumë do te shndërrohet në burim të mllefit shoqëror dhe publik. Por ka gjasa që të mbijetojë politikisht, sepse si në rastin e shtetit fqinj, protestat ndonëse do të dëshmojne për pakënaqësit shoqërore, megjithatë do të mungojë opozita për t’i kanalizuar politikisht. /tvarbëria