Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > A po e paguan presidenti Trump çmimin e iluzoneve për një ndryshim të shpejt të regjimit në Iran?

A po e paguan presidenti Trump çmimin e iluzoneve për një ndryshim të shpejt të regjimit në Iran?

Shkruan: Afrim Kasolli

Armiqësia e Iranit kundër SHBA-ve, daton që nga koha e ish-Presidentit Jimmy Carter. Secili prej presidentëve amerikanë që nga koha e triumfit të Revolucionit Islamik ne vitin 1979 në një mënyrë apo tjetër kanë qenë të detyruar, të ballafaqohen me implikimet që ka krijuar kjo krizë. Por asnjëri nuk e kishte marrë “guximin” ta sulmonte drejtpërdrejt Iranin me perjashtim të Presidentit Donald Trump. Madje as Presidenti George W. Bush, edhe pse e kishte definuar regjimin teoktratik të Ajatollahave si “aksi i të keqes”.

Po ashtu asnjëri prej tyre nuk kishte lëshuar kumte kërcnuese sikur ajo e presidentit aktual “se një civilizim i tërë do të vdes sonte nëse nuk hapet ngushtica e Hormuzit, deklarim ky që shihet qartë se është pasojë e frustrimeve të presidentit Trump nga stërzgjatja dhe vazhdimi i luftës në kundërshtim me pritjet për një fitore të shpejt.

Fillimi i operacioneve ajrore ushtarake amerikane dhe izrealite kundër regjimit në Iran u justifikua mbi nevojën për ta detyruar Iranin që ta kufizojë një herë e përgjithmonë programin e tij bërthamor, ta reduktojë arsenalin e raketave balistike si dhe ta ndërpres mbështetjen për forcat proxy në Lindje të Mesme.

Megjithatë, nuk kanë munguar as thirrjet për ndryshim të regjimit si dhe supozimet se Irani shumë shpejt ka mundur ta godas edhe tokën amerikane me raketa interkontinentale.

Analistë të ndryshëm dhe agjenci informative e kanë vënë në masë të madhe në dyshim këtë aftësi të Iranit, duke e konsideruar si të pamundur. Madje shumë nga ta kanë vënë në pah se në këtë kohë regjimi i Teheranit ka qenë në pozitën më të keqe të mundshme. E para për shkak të dëmtimit tej mase të disa prej atyre qe quhen si forca proxy të Iranit sikurse Hezbellohu, Hamasi, rënia e regjimit të Bashar al Assadit etj, nga lufta me Izrealin si dhe nga protestat masive qytetare për shkak të gjendjes sè mjerë ekonomike. Madje studies sikurse autori me origjinë iraniane por që jeton në SHBA Vali Nasr, kanë shtruar pandehmen se regjimi i Iranit ka mundur të jetë para kolapsit po te mos fillonte lufta amerikano-izrealite. Prandaj kjo e fundit vetëm sa e ka radikalizuar atë duke ndikuar ne fund që pjesa e madhe e pushtetit të zhvendoset nga kasta teoktratike në duart e Gardës Revolucionare.

Me këtë rast media të ndryshme ndërkombëtare sikur New York Times, Jerusalem Post etj, kanë vënë në pah se lufta kundër Iranit në këtë fazè ka nisur jo pse në këtë moment Irani ishte kërcnim për SHBA-në, natyrisht në të ardhmen kjo nuk përjashtohej, por sepse ishte në pikën më të dobët. Prandaj, sipas te njejtave media Presidenti Trump ka mundur të bie pre e interpretimeve të kryeministrit Izrealit Benjamin Netanyahu se pas një operacioni te shkurt regjimi do te ishte i mbaruar. Kuptohet ky skenar ka mundur ta tundojnë edhe drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë sepse ai më në fund do të hynte në histori si presidenti që i dha fund një regjimi që e kishin synuar disa presidentë para tij. Se ky besim ka qenë real e dëshmon edhe një pohim i dërguarit të tij për Lindje të Mesme Steve Witkoff për Fox News se “presidenti Trump është i befasuar sesi ende nuk ka kapitulluar regjimi në Teheran”.

Mirëpo, është në natyrën e luftërave që lehtë mund të nisen, por shumë vështirë mund të ndalen. Prandaj duket që aktualisht presidenti Trump është duke u ballafaquar me iluzonet për një fitore të shpejt në Iran.