Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po e kërkon Gjermania rolin e “hegjemonit” të ri në Evropë?

A po e kërkon Gjermania rolin e “hegjemonit” të ri në Evropë?

Shkruan: Afrim Kasolli

Deklarimi para pak dite në Bruksel i Sekretarit amerikan të Mbrojtës, Pete Hegseth, se “siguria evropiane nuk është më interes primar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës” si dhe fillimi i negociatave të drejtpërdrejta me Rusinë, duke e përjashtuar BE-në nga ky proces, ka nxitur ankth dhe frikë te shumë shtete të Evropës. Po ashtu, interferimi i hapur, jo vetëm nga Elon Musk në zgjedhjet për Bundestagun gjerman, por edhe i Zëvendës Presidentit J.D. Vance, në përkrahje të partisë së ekstremit të djathtë, AfD e deri të votimi i fundit në OKB i Uashingtonit në të njëjtën linjë me shtetet autokratike si Moska etj, kundër rezolutës që e dënon agresionin e kësaj të fundit mbi Ukrainën, është shndërruar në burim të pandehmave se tashmë, nën administratën Trump, superfuqia planetare jo vetëm që ka dyshime në dobinë e aleancave multilaterale, sikur NATO etj, por edhe po zbythet nga mbrojta e vlerave dhe normave demokratike dhe të drejtës ndërkombëtare, përkushtimi ndaj të cilave ka qenë në epiqdnër të atij rendi që e ka krijuar vetë Amerika. Zhgënjimin ndaj kësaj bote e kishte shprehur edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kur kishte deklaruar se “rendi aktual ndërkombëtar është rikthyer në një armë kundër interesave nacionale amerikane”.

Nën dritën e këtyre zhvillimeve, pas publikimit të rezultateve të para zgjedhore në Gjermani, kryetari i koalicionit fitues CDU/CSU, Friedrich Merz, deklaroi se është urgjente që Evropa t’i ndërtojë kapacitetet e saj mbrojtëse të pavarura nga SHBA-të, pasi sipas tij kjo e fundit ka vendosur të lundrojë e vetmuar në detin e trazuar të historisë aktuale. Po ashtu, duke marr parasysh rritjen e jashtëzakonshme të popullaritetit të AfD ai u bërë thirrje partive të qendrës, veçanërisht Social Demokrateve të kancelarit Scholz, të cilët dolën të tretët në këtë garë dhe të gjelbërve që të angazhohen për zgjidhje të përbashkëta për të neutralizuar forcimin e së djathtës ekstreme. Pra mbrojta e demokracisë së brendshme si dhe asaj evropiane, nga kërcënimet e jashtme, sipas tij do të jenë dy nga misionet kryesore të qeverisë së re gjermane.

Historikisht, Gjermania kishte tentuar të shndërrohet në hegjemon të Evropës dy herë në shekullin e kaluar. Arseje këto që quan në shpërthimin e dy luftërave botërore. Këtë synim për supermaci ajo kishte tentuar ta jetësonte nëpërmjet militarizmit, pushtimeve territoriale dhe dominim të popujve të tjerë. Dhe në të dy rastet ajo e kishte humbur këtë betejë fal intervenimit amerikan. Madje, ndër motivet strategjike, por jo të vetmet, për ta kontrolluar hybrsin nacionalist të këtij kombi, u krijua arkitekura e sigurisë kolektive euro-atlantike, e cila është ende në fuqi.

Prandaj, shtrohet pyetja a mos po e pretendon Berlini, por kuptohet me mjete demokratike dhe në mbrojtje të këtyre vlerave ta sigurojë rolin e “hegjemonit” të ri të Evropës, për shkak të tërheqjes së mundshme amerikane? Ndonëse, atë po e kërkon jo nën shtytjet gjermano centrike, por nën ombrellën evropiane.

Mirëpo, sipas ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Kęstutis Budrys, aktualisht as që mund të imagjinohet ndonjë zëvendësim për praninë mbrojtëse amerikane. Kështu, BE-ja në vend të iluzioneve të tilla, duhet të angazhohet për t’i forcuar lidhet edhe me administratën Trump. Madje, sipas diplomatit lituanez, edhe po të fillonin shtetet e BE-së që nga sot të investonin deri në 5 për qind të GDP-së, për nevojat e mbrojtës, atyre do duheshin kolektivisht deri në 10 vite për ta plotësuar mungesën amerikane. Prandaj, vendet evropiane janë të varura me apo dëshirën e tyre nga strukturat transatlantike. Dhe se nëse kolpasojnë ato, atëherë do të shembej e tëra arkitektura aktuale e sigurisë kolektive.

Këto, kumte alarmuese të shefit të politikës së Jashtme të Lituanisë, në mënyrë të tërthortë, tregojnë edhe për sfidat më të cilat do të përballet qeveria e Gjermanisë më synimin e saj pavarësuar vetën dhe Evropën nga Amerika. Kjo nuk do të thotë se këtij shteti i mungon baza shkencore dhe industriale për rimëkëmbje ushtarake. Por janë pengesa tjera që mund ta penalziojnë atë. Aktualisht, Gjermania i ka te limituara mundësitë ekonomike për të investuar në mbrojte për shkak të normave kushtetuese. Për më shumë, edhe sikur të tejkaloheshin pengesat e brendshme, vështirë se ky projekt do gjente mirë kuptim te fuqitë tjera evropiane, sidomos te Franca dhe Britania. Çdo përpjekje për ringritje militare do të shihej me dyshim nga këto vende për shkak të traumave të së kaluarës. Ato u pajtuan në fund të shekullit të kaluar mbi bashkimin e Gjermanisë, pas shumë hezitimeve, vetëm pas garancioneve amerikane se ky proces do të kryej plotësisht nën menaxhimin e strukturave euroatlantike dhe gatishmërisë së këtij shteti për të hequr dorë nga simboli i fundit i krenarisë nacionale, siç ishte marka gjermane. Madje, sipas shënimeve autobiografike edhe ish-lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, u pajtua për këtë zgjidhje, vetëm sepse sipas tij, një Gjermani e integruar në ato struktura do të nënkuptonte një Rusi më të sigurt. E tëra kjo duke marr parasysh pasojat që kishte pasur ai shtet vetëm në dy luftuat botërore nga agresionet e botës teutonike.

Të gjitha këto parametra mbase tregojnë qartë për pamundësitë aktuale të Gjermanisë. Dhe se ambicia për ta ruajtura rendin e sotëm evropian nën lidershipin e saj, pa prezencën amerikane vështirë se do të gjente miratim nga vetë fantazmat e politikës së vjetër evropiane. Në këtë kontekst ky shtet duket se do të jetë i detyruar të bashkëjetojë në mes asaj që ish-Sekretari amerikan të Shtetit, Henry Kissinger, e ka quajtur si tragjedia e dyfishtë e Gjermanisë, “se ajo është e madhe për Evropën dhe e vogël për botën. /TV Arbëria