Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po e kërkon Bedri Hamza “kokën politike” të kryetarit të Prizrenit si shfajësim për qendrën e PDK-së?

A po e kërkon Bedri Hamza “kokën politike” të kryetarit të Prizrenit si shfajësim për qendrën e PDK-së?

Shkruan: Afrim Kasolli

Në intervistën e mbrëmbshme në emisionin Rubikon, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, lidhur me skandalin abuzimit të votave nga komisioneret e kësaj partie në qytetin e Prizrenit, ndër të tjera pohoi se “Shaqir Totaj si kryetar dege duhet te mbaje përgjegjësi ” për atë që ka ndodhur. Një konstatim i tillë e përçon qartë mesazhin se shkakun kryesor për këtë degradim të demokracisë nga ky subjekt politik duhet kërkuar në nivel lokal dhe atë kryesisht si te kryetari i degës, por edhe deputetët që dyshohet se kanë përfituar nga dhunimi i demokracisë.

Nuk ka dyshim se kjo ngjarje e ka rrënuar tej mase imazhin publik dhe politik të opozitës në përgjithësi e Partisë Demokratike të Kosovës në veçanti. Sepse ky subjekt prin me përqindje sa i përket kësaj vjedhje “industriale të votave” sidomos në “Jerusalemin politik” të PDK-së.

Tashmë kjo e fundit në vend se të jetë prijatare e mobilizimit politik kundër pushetit gati absolut të Albin Kurtit, do të duhet të justifikohet e ta mbrojë vetveten. Po ashtu, nuk ka dyshim se faji për këtë dukuri është individual dhe se secili person duhet të jap llogari juridike personalisht. Mirëpo, përgjegjësia është politike dhe kolektive.

Me këtë rast pa dashur t’i bëjë avokatin askujt, megjithatë personi më pak përgjegjës në këtë rast jam i bindur se është Shaqir Totaj, ndonëse as i njejti nuk mund të amistohet.

Personalisht, me anë të shkrimit “A ishte sjellja e PDK -se ne Prizren nje revolte e brendshme me mjete te gabuara kundër qendrës së kesaj partie”? kam ngritur dyshimet se ajo që ka ndodhur në Prizren është pasojë e një revolte të brendshme të degës lokale në atë qytet kundër frymës së përgjithshme të subjektit politik. Sepse vërehej qartë se bëhej fjalë për një skenar politik, më shumë se për motive banale individuale, për të afirmuar vetëm kandidatet që janë nga rajoni i Prizrenit

 

Dhe kjo fryme eshte akumuluar ndër vite, por që ka agravuar në zgjedhjet e 9 shkurtit duke krijuar një përfaqësim disproporcional të brendshëm në nivel qendror sikur në Kuvend të Kosovës etj.

Bie fjala në mandatin e kaluar për shkak te “centralizimit te votes” pjesa me e madhe e atyre që fituan ulese në Kuvend ishin nga Drenica. Kurse nga Prizreni realisht vetem nje. Dhe kjo ndarje duket t’i ketë revolutuar struktrat lokale ne Prizren. E të njëjtat sipas të gjitha gjasave në këto zgjedhje janë mobilizuar pèr te mos e lejuar te përsëritet kjo skemë. Mirëpo, që nuk mund të mohohet fakti që këtë padrejtësi politike tentuan ta korigjojne më metoda te gabuara dhe anti-ligjore

Pra është kjo qasje semi-feudale politike që PDK ka kohë që e ka kutivuar brenda vetes dhe që në fund rezultoi me këtë disfatë të saj, jo vetëm politike në raport me Albin Kurtin, por edhe moralisht të brendshme. E përgjegjës për këtë kulturë të shndërrimit të Partisë në medium inkluziv të forcimit të klanit, familjes dhe lidhjeve të gjakut nuk ka dyshim se në masë shumë më të madhe janë strukturat e deritanishme drejtuese të saj.

Prandaj, edhe rruge e kurimit të patologjive të tilla në te ardhmen kalon nga divorcimi në raport me këtë trashëgimi, ku baba edhe djali, nipi e daja si dhe dhëndëri e balldezka, janë deputete e anëtarë kryesie, apo koncentrimi në një zonë kundër tjetres, etj. Pra thjesht reformimi i PDK-se kalon nga defamiljarizimi dhe përçimi i mesashit se ajo është një forcë poltike moderne e jo strukturë e forcimit të lidhjeve të brendshme klanore që realishte stimulojnë klimën e asaj që ka ndodhur në Prizren, por jo vetem.