Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > A po e kërcënon Kadri Kryeziu Gjykatën Kushtetuese?

A po e kërcënon Kadri Kryeziu Gjykatën Kushtetuese?

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka bërë disa reagime të ashpra pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të punës së deputetëve në Kuvend, pasi Lista Serbe dërgoi ankesë në këtë institucion lidhur me procedurat për zgjedhjen e nënkryetarit nga ky komunitet, shkruan TV Arbëria.

Kryeziu në një deklaratë është shprehur me një gjuhë të ashpër, në lidhje me çështjen e nënkryetarit nga Lista Serbe, duke pyetur: “Kur u bënë serbët ortaku i madh në shtet?”

“Beteja politike mes partive politike ka kaluar në budallallëk, gomarllëk e naivitet vetshkatërrues. Është një gjë të përlahemi me njëri tjetrin, e të bllokohemi edhe me muaj se kush prej nesh duhet të bëhet Kryetar Kuvendi dhe është krejt tjetër gjë të themi që nuk mund të ketë Kuvend pa u zgjedhur edhe nënkryetari serb. A jeni more të vetëdijshëm që realisht po thoni që nuk ka shtet pa u zgjedh ky nënkryetar? Po çfarë hamam implikimi serioz për rendin kushtetues të vendit paska nëse nënkryetari serb zgjidhet në një seancë tjetër? Çfarë faktori i pazëvendësueshëm për funksionimin e shtetit qenka prania apo mos prania e këtij nënkryetari? Kur u bënë serbët ortaku i madh në shtet?”.

Kryeziu, duke iu referuar këtyre pyetjeve që i parashtron, thotë se Kushtetuta nuk i parashikon asnjë nga këto pikëpyetje që janë ngritur në opinion, duke shtuar se “Ne hartuesit e Kushtetutës jemi gjallë e nuk kemi vdekur”

Krejt në fund, ish-kryetari i Kushtetueses shprehet mjaft ashpër.

Postimi i plotë i tij:

“Kush i bani? Kushtetuta jo. Ne hartuesit e kushtetutës jemi gjallë e nuk kemi vdekur. Nuk mund të na mashtroni. A jeni në terezi? Vëjani gishtin kokës dhe mos harroni që ky popull nuk fal e di të dënojë keq e randë. Nuk po bajmë hajgare!!!”, kështu ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Pas këtij shkrimi nga Kadri Kryeziu, ka reaguar analisti Afrim Kasolli, duke thënë se deklarimi i Kryeziut ngjan me gjuhë kërcënuese ndaj Kushtetueses.

“Kadri Kryeziu në kërkim të një Avni Rrustemi ndaj atyre që e pezulluan punën e Kuvendit të Kosovës?”

Postimi i plotë i Kasollit:

Kadri Kryeziu ne kerkim te nje Avni Rrustemi ndaj atyre qe e pezulluan punen e Kuvendit te Kosoves?

Gjykata Kushtetuese sot ka njoftuar se ka marrë vendim lidhur me vendosjen e masës së përkohshme ne punen e Kuvendit te Kosoves, pas deshtimit nga ky insititucion per ta zgjedhur nënkryetarin nga minoriteti serb.

Kete veprim ish-anetari i Gjykatës Kushtetuese e ka barazuar me nje akt te tradhetise kombetare. Ndonese nuk ka përmendur emra konkretë megjithatë ai simbolikisht postimin e tij e ka ilustruar me fotografine e Avni Rrustemit, i njohur ky per atentatin ndaj Esat Toptanit. Si dhe ne fund nuk ka harruar t’u beje te ditur te gjithe atyre qe jane prapa ketij sabotimi se ” ky popull nuk fal e di të dënojë keq e randë”.

Nuk ka dyshim se operimi me gjuhën e antentateve politike nga nje ish-anetar i Gjykatës Kushtetuese si dhe kuader qe gezonte mbeshtjen e “ish-regjimit te vjeter” madje edhe per pozitën e rektorit te Universitit te Prizrenit është skandal i llojit te vet. /TV Arbëria