Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > A po e humbin ShBA-të Botën Arabe nga lufta në Iran?

A po e humbin ShBA-të Botën Arabe nga lufta në Iran?

Përgatiti: Afrim Kasolli

Irani dhe shumë shtete të Botës Arabe janë rivalë të kahershëm. Ato e shohin me dyshim dhe mos besim njëra-tjetrën si dhe luftojnë për hegjemoni gjeopolitike rajonale.

Ky antagonizëm buron nga një sërë shkaqesh historike, kulturore dhe ideologjike. Fillimisht këta dy popuj kanë tradita të ndryshme etnike dhe identitare. Iranianët kane trashëgimi perse, por po ashtu ata e përfaqësojnë variantin Shia të Islamit që dallon nga ai Suni që është kryesisht dominant ne Botën Arabe.

Në këtë kontekst, mbase çdo angazhim amerikan, madje edhe në formën e sulmeve ushtarake sikur lufta 12 ditore në vitin e kaluar e SHBA-ve dhe Izrealit kundër regjimit në Teheran si dhe ajo qe filloi me 28 shkurt, logjikisht do të duhej të gëzonte miratim të gjerë publik në shtetet arabe, për shkak të shkatërrimit të kapaciteteve iraniane për projektim tr fuqisë rajonale.

Mirëpo, çuditërisht nuk po ndodh kështu. Pekundrazi, ndonëse jo vetëm për shkak të kësaj lufte, por edhe për arsye te krizave tjera sikur ajo në Palestinë, me theks të veçantë në rripin e Gazës si dhe ne Liban, mbështetja publike për SHBA-te është duke u tkurrur gjithnjë e më tepër.

Me këtë rast në shkrimin “America Has Lost the Arab World Wars in Gaza, Iran, and Elsewhere Have Sunk Washington’s Reputation—Maybe for Good”, AMANEY A. JAMAL dhe MICHAEL ROBBINS, nëpërmjet hulumtimeve të opinionit publik me anë të projektit të baromtrit arab e kanë vënë ne pah këtë trajektore gjithnjë e më negative sa i përket reputacionit dhe imazhit të SHBA-ve në rajon.

Ky anketim ka treguar se “njerëzit në rajon e kanë humbur pothuajse besimin në një rend rajonal të udhëhequr nga SHBA-te Në vend të kësaj, në përgjithësi, ata tani po e shohin Kinën, Iranin dhe Rusinë më pozitivisht sesa Shtetet e Bashkuara dhe, shpesh, Evropën. Më shumë se kurrë, Uashingtoni dhe shumë nga aleatët e tij kryesorë shihen si të njëanshëm, moralisht të komprometuar dhe të angazhuar në mënyrë selektive ndaj së drejtës ndërkombëtare, në krahasim me këtë bosht autokracish. Kur u pyetën se cili vend mbron liritë, dhe kontribuon në sigurinë rajonale si dhe mbështet çështjen palestineze, të anketuarit zgjodhën Kinën, Iranin dhe Rusinë më shpesh sesa Shtetet e Bashkuara apo disa nga partnerët e saj. Kjo nuk do të thotë se publiku arab mbështet në mënyrë uniforme politikat e Pekinit, Teheranit apo Moskës. Publiku arab, për shembull, ende e sheh ndikimin rajonal të Iranit dhe programin e tij bërthamor si kërcënues. Qendra e besimit politik në rajon po zhvendoset jo sepse Kina, Irani apo Rusia kanë ndërtuar një model universalisht tërheqës. Përkundrazi, ajo është zhvendosur sepse reputacioni i Shteteve të Bashkuara dhe, deri diku, i Evropës, ka rënë ndjeshëm”.

Megjithatë, siç potencon artikulli në fjalë “kjo nuk do të thotë se njerëzit në të gjithë botën arabe janë të verbër ndaj sfidave që paraqet Irani. Shumica të mëdha në disa vende ende e përshkruajnë programin bërthamor të vendit si një kërcënim kritik, duke filluar nga 55 për qind në territoret palestineze deri në 85 për qind në Siri. Ndikimi politik i Iranit në rajon gjithashtu shihet gjerësisht si një çështje madhore, përfshirë nga shumicat në Egjipt, Irak, Jordani, Liban dhe Siri. Por shumica edhe më të mëdha në këto vende e konsiderojnë okupimin e vazhdueshëm të territoreve palestineze nga Izraeli si një kërcënim kritik për sigurinë e tyre kombëtare. Kështu, Irani rehabilitohet në masë të madhe nga kundërshtimi i tij ndaj Izraelit dhe përkushtimi ndaj çështjes palestineze”.

Natyrisht, shumë nga regjimet në atë botë mbesin ende të përkushtuara nga aleanca me ShBA-te. Dhe shumë nga ato janë sisteme që janë shpërfillëse ndaj vleresimeve publike.

Mirëpo, sa më shumë që thellohet hendeku ndërmjet asaj qe e përfaqësojnë regjimet në fjalë dhe disponimit popullor aq më tepër mund të përkeqësohet kriza dhe të kërcënohet stabiliteti rajonal.

Pranvera Arabe ishte shprehje eksplicite e kesaj humnere. Dhe mjerisht aspirata për ndryshim demokratik e kësaj lëvizje masive politike u uzurpua në masë të madhe nga Irani në njërën ane dhe grupe terroriste në anën tjetër sikur ISIS, Shteti Islamik etj.

Në këtë kontekst, që nga viti 2011 e tutje thuajse e gjithë përpjekjet amerikane në rajon ka qenë fokusuara vetëm sesi të sanohen disa nga pasojat e padëshiruara që i pat prodhuar ai termet politik në Lindje të Mesme.