Pas Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, sipas të gjitha gjasave në të gjitha komunat ku do të ketë balotazh, do të shohim koalicione ndërmjet partive politike. Ndërkohë, një i tillë pritet të ndodh shumë shpejt në qytetin e Gjilanit, ku në garë për kryetar të komunës janë Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje si dhe Arbëri Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas rezultateve të KQZ-së, i pari me 12 tetor i ka fituar 49.12% apo 22,264 vota, kurse i dyti 34, 29 % apo 15 332 vota.
Burime të mediumit të Tv Arbëria bëjnë më dije se Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të nënshkruajnë koalicion për t’i bashkuar forcat kundër Alban Hysenit. Më këtë rast duhet cekur, se sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kandidati i PDK-së Riad Rashiti ka fituar 5,447 vota apo 12 .8 %, kurse Nazim Gagica nga AAK, 847 vota apo 1.42 %.
Sa do të ketë sukses kjo nismë e përbashkët opozitare mbetet të shihet, pasi diferenca ndërmjet kandidatit të Vetëvendosjes dhe atij të LDK-së mjaft serioze. Por në politikë gjithçka është e mundur, sidomos pas dështimit të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e djeshme për t’i siguruar numrat për Qeverinë Kurti 3.