Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj AKP-së për dhënien me qira dhe shitjen e pronave në gjithë Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka kujtuar se VV në program të saj ka pasur të shkruar “AKP do të shuhet mbyllja dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”.
Hoti ka thënë se derisa VV është në vitin e katërt dhe se nuk është në plan të shuhet AKP, derisa këtë e ka quajtur mashtrim.
Postimi i tij i plotë:
AKP vazhdon ‘bizneset’ e saj të dhënies me qira dhe shitjes së pronave, në vend që të barten pronat e saj në Fondin Sovran siç është premtuar nga VV-Guxo
Po marr shkas të reagoj nga njoftimet e Agjencisë së Privatizimit për dhënie me qira dhe për shitje të pronave në gjithë Kosovën.
Për rikujtim të qytetarëve: në programin e partisë në pushtet është e shkruar e zezë mbi të bardhë: “AKP do të shuhet mbyllja dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”.
Jemi në fund të vitit të katërt. As nuk është krijuar Fondi Sovran e as nuk është në plan të shuhet AKP.
Çfarë i thonë kësaj?A nuk është ky mashtrim?
A nuk përbën dështim në realizimin e premtimeve? Çfarë do t’u thonë qytetarëve kur të përballën me ta për të kërkuar votën e tyre në zgjedhjet e shkurtit 2025?