Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > A munden diabetikët të përdorin ëmbëlsues artificialë?

A munden diabetikët të përdorin ëmbëlsues artificialë?

 

Ëmbëlsuesit artificialë janë ëmbëlsues me pak kalori dhe 0 ushqyes që zëvendësojnë sheqerin.

Në shumicën e rasteve ato janë më të ëmbla se vetë sheqeri ndaj këto ëmbëlsues duhen përdorur në sasi të vogla.

Kjo është arsyeja përse ushqimet që gatuhen me ëmbëlsues artificialë mund të kenë më pak kalori se ato të gatuara me sheqer.

Zëvendësuesit e sheqerit nuk ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak megjithatë disa ëmbëlsues kanë ndikim, thonë ekspertët.

Në fakt, shumica e ëmbëlsuesve konsiderohen si ‘ushqim bosh’ sepse përmbajnë më pak se 20 kalori dhe 5 gramë karbohidrate.

A Munden Diabetikët Të Përdorin Ëmbëlsues Artificialë?

Ëmbëlsuesit artificialë gjenden kudo jo vetëm në ushqime industriale ‘të shëndetshme’ por edhe tek pijet e gazuara, ëmbëlsirat, çamçakëzi apo pasta e dhëmbëve.

Ëmbëlsuesit artificialë konsiderohen si të përshtatshme për diabetikët për sa kohë ato përdoren me kufizim.

Për shembull, nëse pini një lëng dietik, sigurisht që niveli i sheqerit në gjak nuk do të rritet në mënyrë domethënëse, por nëse ju e ktheni atë në traditë, atëherë ndikimi është i paevitueshëm.

Ndikimi i përdorimit të tepruar të ëmbëlsuesve natyralë nis në fillim në stomak ku besohet se ato mund të shkaktojnë ndryshime dhe luhatje në mikrobiomën e stomakut, por këto janë vetëm pretendime sepse nuk ka studime të mjaftueshme për këtë çështje.

Ëmbëlsuesit artificialë përgjithësisht konsiderohen si një alternativë më e sigurtë se sheqeri për diabetikët.

Ekspertët këshillojnë konsumin e tyre të rregullt por jo të tepruar.

Veç ëmbëlsuesve artificialë në sasi të vogla njeriu mund të përdorë edhe ëmbëlsues natyralë siç është mjalti.

Mjalti është quajtur shpesh ‘nektari i perëndive’ dhe është përdorur prej shekujsh për të luftuar infeksionet dhe shëruar plagët. Në Shqipëri mund të gjeni disa variete të mjaltit duke nisur nga ai i luleve e deri tek ai i gështenjës. Vlerat e mjaltit janë të panumërta, por kjo nuk do të thotë që ta teproni me mjaltin.

Ky ëmbëlsues natyral përmban disa sasi ushqyesish, antioksidantë dhe substanca kundër baktereve, virozave dhe inflamacionit./AgroWeb.org

Powered by WordPress