Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > A Mund të Shfaqen Shenjat e Para të Alzheimerit në Sytë Tuaj?

A Mund të Shfaqen Shenjat e Para të Alzheimerit në Sytë Tuaj?

Sytë janë më shumë se dritarja e shpirtit. Ato janë gjithashtu një reflektim i shëndetit të një personi.

Disa okulistë thonë se përmes syve mund të arrihet të shihet drejtpërdrejt në sistemin nervor.

Sipas tyre, një ditë mjekët mund të jenë në gjendje të përdorin testet e syve për të identifikuar rënien e aftësive njohëse menjëherë pasi kjo situatë të fillojë.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me zbulimin e ri, i cili duket mjaft shpresëdhënës për të ardhmen.

A mund të dallohen shenjat e para të Alzheimerit nga sytë tuaj?

Kërkimet kanë parë mundësinë se si syri mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit përpara se të fillojnë simptomat.

“Sëmundja e Alzheimerit fillon në tru dekada përpara simptomave të para të humbjes së kujtesës,” tha Dr. Richard Isaacson, një neurolog në Institutin për Sëmundjet Neurodegjenerative në Amerikë.

Nëse mjekët janë në gjendje të identifikojnë sëmundjen në fazat e saj më të hershme, njerëzit mund të bëjnë zgjedhje të shëndetshme jetese dhe të kontrollojnë faktorët e rrezikut të tillë si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe diabeti.

Çfarë zbuloi studimi?

Studimi i fundit ekzaminoi indet nga retina dhe truri i 86 njerëzve me shkallë të ndryshme të rënies së aftësive njohëse.

Studiuesit panë se disa ndryshime në retinë, lidheshin me ndryshimet në pjesët e trurit përgjegjëse për kujtesën, navigimin dhe perceptimin e kohës.

Më pas studiuesit krahasuan të dhënat e mbledhura dhe zbuluan rritje të konsiderueshme në beta-amiloide, një shënues kryesor i sëmundjes së Alzheimerit.

Këto qeliza janë përgjegjëse për riparimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të tjera, nga truri e tek retina e svye.

Gjetjet ishin gjithashtu të dukshme edhe te njerëzit pa simptoma ose me simptoma minimale, gjë që sugjeron se këto teste të reja të syve mund të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm.

Studimi zbuloi se atrofia e indeve dhe inflamacioni në qelizat në periferinë e largët të retinës ishin parashikuesit e statusit kognitiv.

Hulumtuesit u shprehën se këto gjetje mund të çojnë në zhvillimin e teknikave që na lejojnë të diagnostikojmë sëmundjen e Alzheimerit më herët dhe më saktë.

E gjithashtu të monitorojmë përparimin e saj në mënyrë joinvazive duke parë përmes syrit./AgroWeb.org

Powered by WordPress