Që nga tensionimi i situatës në pjesën veriore në vazhdimësi ka dominuar pandehma se cili do të jetë roli i NATO-së në menaxhimin e krizës. A do të qëndrojë ajo anash në rast të përkeqësimit edhe më të madh të gjendjes apo do të “ri intervenojë” në përputhje me mandatin dhe obligimet e saj për ndalur spiralen e dhunës.
Këtë dilemë e ka qartësuar sot “Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien. Ai ka paralajmëruar të hënën Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n” shkruan REL.
Mirëpo, këtu duhet të cekur se ai ua ka bërë të ditur si Kosovës ashtu edhe Serbisë që ta kuptojnë se, nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-në. Në fund zyrtari i lartë i administratës amerikane ka shtuar se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që Kosova dhe Serbia të shënojnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Ndërkohë këtu duhet kujtuar se para se jo më larg se në muajin maj 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ishin plagosur si pasojë e përleshjeve me qytetarët serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.
Tensione të tilla patën shpërthyer pasi në komunat veriore të Kosovës kryetarët e dalur nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit – të gjithë shqiptarë – u kundërshtuan nga serbët lokalë. Këta të fundit tentonin ta pengonin me çdo kusht fillimin e punës se kryetrarëve të komunave.
Mirëpo, tensionet arritën kulmin me 24 shtator, grupe paramilitare dhe terroriste nga Serbi e sulmuan Kosovën.
/TV Arbëria