Shkruan: Afrim Kasolli
Para dy dite dhomat e Specializuara me seli në Hagë, vendosen qe ta shtyejne edhe një herë shpalljen e aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, katër ish-figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me kete rast u be e ditur se data perfundimtare per klete vendim eshte caktua për datën 16 shtator 2026, në orën 10:00.
Sipas arsyetimit zyrtar te Trupit Gjykues kjo shhtyrje eshte e domosdoshme per shkak te “vellimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”
Se sa kane baze jurdike keto pretendim eshte teme e diskutimeve profesionale. Ndonese tashme edhe organizata kredibile nderkombetare qe merren me te drejtat e njeriutm, kane alaramuar mbi mos respektimin e standartave jrudike nderkombhetare nga keto zvarritje procedurale qe i ngjasojne rrefimeve kafkiane.
Megjithate, ketu duhet kujtuar se vendimi final ishte dashur te merret nje muajin maj. Dhe me te njejtat arysetime dhe jusftifikime Trupi Gjykues pat kerkuuar qe i njejti te shtyhet për korrik. Kurse paralelisht me kete zhvillim ne parlamentin gjerman, deputeti i njohur Peter Beyer, i cili edhe kishte qene njeri nga mbeshtetesit me te njohur te kesaj instance, pat parlajmeruar se marrja e atij vendimi ne nje kohe kur Kosova gjendej ne fushtate zgjedhore mund te shnderrohej ne burim te perplasjeve shoqerore dhe politike. “Zonja dhe zotërinj, dëshiroj të jap edhe këtë paralajmërim: në ditët në vijim, gjatë muajit maj, presim një vendim nga Haga në rastin e Hashim Thaçi. Pavarësisht se si do të dalë ai vendim, priten reagime në shoqëri dhe në vend, të cilat me gjasë do të përplasen drejtpërdrejt me fushatën zgjedhore. Edhe kjo duhet të vëzhgohet me kujdes”, kishte deklruar nder tjera, deputeti ne fjale me ze dhe figure. Se cfare lloj skandali te pa precedent paraqet kjo nderhyerje e ketij perfaqesuesi te politkes gjermane mjafton te kujtohet nje fakt, se i njejti a do te guxonte nga foltoret e Bundestagut t’i tregonte gjykatave ne shtetin e tij se kur duhe te vendosin per ceshtje jurdike.
Duke qene se si eshte thene edhe nga shume te tjere, qe Dhomat e Specializuara ne mase te madhe kane pasur sfond politik, gje e cila u konfirimua edhe nga Sir Geoffrey Nice, një nga juristët më me nam britanez, se kjo “gjykate pasqyron objektiva të fshehta politike”, atehere nuk perjashtohet mundesia edhe qe edhe kjo shtyrje te jete nxitur nga keto motive.
Kosova i mbajti zgjedhjet me 7 qershor. Por ne horizont nuk duket asnje mundesi se do te krijohen insitucionet e reja politike. Sipas te gjitha gjasave vendi do te shkoje perseri ne zgjedhje te reja te jashtezakonshme. Dhe ishte kjo arsyeja qe dikur Peter Bayer kishte parlajemeruar qe te kihet kujdes qe vendime te tilla te mos merren ne kohe te fushates zgjedhore per shkak te elektrizimit qe ato mund te ngjallin.
Prandaj, duket qe edhe Gjykata Speciale me seli ne Hage ne mase te madhe eshte e varur nga atmosferas permanente zgjedhore ne Kosove.
Para pak dite, duke marre si shkas edhe nga deklarimet e te derguarit te posacem te BE-se per dialogun, Kosove-Serbi, se pavarsisht mungeses se nenshkrimit dhe refuzimit publik te Marreveshjes baze te Brukselit dhe Aneksin te Ohrit, ka filluar zbatimi i tyre, pata vene ne pah se perkundur tensioneve te dukshme ndermjet Qeverise se Kosoves dhe Bashkimit Evropian, pikerisht kjo qasje e dyfishte e pushtetit ne Kosove ne raport me keto marreveshje i pershtatet Brukselit. Sepse per zyrtarët e ftohtë te Brukselit nuk ka rendesi retorika heroike per konsum te brendshëm ne Kosove, por personi qe i pershtetet me sukses skemes diplomatike ndërkombëtare qe metaforikisht përshkruhet si “Finish the job”.
Ne kete kontekst, duket qe ndonje “mastermind” politik nga prapaskena eshte duke u perkujdesur qe sa here qe ka nevoje per fushata zgjedhore ato te kalojne pa perplasje te natyres se siper cekur, si dhe diaogu Kosove-Serbi te zhvillohet pa tensione dhe me menyre tinezare, derisa publikisht mohohet se nje gje e tille po ndodh.