Shkruan: Afrim Kasolli
Aktualisht në ShBA ka shpërthyer një debat i zjarrtë politik dhe juridik. A eshte presidenti misherim i vullnetit të popullit, ku çdo gjë duhet t’i subordinohet atij më qellim që i njëjti ta ekzekutojë vullnetin demokratik?
Apo ai është i zgjedhur mbi bazën e kushtetues dhe ligjeve, të cilat Presidenti është i obliguar t’i përfill gjatë ushtrimit të detyrave të përditshme? Donald Trump dhe rrethi i ngushtë i tij po e mbrojnë tezën e parë. Sipas tyre punonjësit federalë nuk mund te jenë pengesë e vendimeve te Presidentit, sepse ai po e ekzekuton vullnetin demokratik kolektiv te shoqërisë amerikane.
Këtë konstatim e ka mbrojtur Will Scharf, Sekretari i stafit në Shtëpinë e Bardhë dhe keshilltari ligjor i Presidentit Trump. Kurse vetë ky i fundit dite më parë ka shkruar një status te çuditshëm në rrjetin e tij social se “Ai qe e shpëton shtetin e tij nuk mund ta shkel ligjin”. (He who saves his country does not violate any law?).
Këto polemika morën hov sidomos pas përplasjes së Presidenti Donald Trump me guvernatoren demokrate të Maine, Janet Mills, të premten për fondet federale që ai kërcënoi t’i ndalonte nga shteti për atletët transgjinorë që marrin pjesë në sportet e vajzave dhe grave. Kjo e fundit e kërcënoi se do të shihen në gjyq. Ndërkohë, profesori i shkencave juridike në Universitetin Yale, Richard Painter, ka argumentuar se teza të tilla nuk kanë bazë në traditën konstitucionale amerikane. Per me shumë, sipas tij, opinioni se Presidenti është mishërim i drejtpërdrejtal i vullnetit autentik popullor, ishte artikuluar nga juristi gjerman, me prirje fashiste, Carl Shmitt. Kurse në SHBA, pushteti i Presidentit i takon dimensionit ekzekutiv, ligjet nxirren nga Kongresi dhe interprtohen nga gjykatat. Prandaj, i pari është i obliguar te veprojë ne koherencë me këto norma.
Në anën tjeter, kolumnisti i mediumit të njohur ‘The Guardian” dhe profesori i Universitit Kalifornise-Berkeley, Robert Reich, në rrjetin e tij social Facebook, këtë dhe shumë akte të tjera, i ka quajtur si shprehje të regjimit “Trump-Vance-Musk”. Mirëpo, sipas tij, dita ditës po shtohet rezistenca ashtu vendore ashtu edhe ndërkombëtare ndaj këtij triumvirati. Asnjë shtet demokratik nuk është pro planit të tij të paqes për ndaljen e luftës në Ukrainë. Ai ka përmendur faktin se ka filluar një lloj bojkoti ndaj produkteve te Teslas. Nuk është e rastësishme që në Kaliforni tregun krysor të kësaj kompanie këtë vit kane rën prej 12 për qind shitjet në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Trublulencat janë shfaqur edhe në tregun evropian. Kurse ka filluar nje zhvendosje e përdoruesve nga platforma sociale X, përkundër investimit marramendës ne reklama.
Në anën tjetër, gjykatat janë mobilizuar për të sfiduar disa nga vendimet e Presidentit Trump, sikur patëm rastin ta shohim vendimin ekzekutiv për mohimin e “të drejtës se lindjes” (birthright). Kurse gjithnjë e më shumë protesta janë duke marr jetë në nivel horizontal. Sikur ato për Diten e Presidentit. Natyrisht, vazhdon R.Reich, qe kjo lëvizje demokratike të masivizohet e të ketë sukses duhet kohë.
Mirëpo, misioni i saj nuk duhet të jetë vetëm kufizimi i regjimit në fjalë, por edhe korigjimi i atyre patologjive sociale e politike, sikurse pabarazitë ekonomike , korrupsioni dhe padrejtësitë, të cilat ndikuan që njerëzit ta përzgjedhin këtë alternativë. Dhe këtë detyrë nuk mund ta kryejnë as liderët e Partisë Demokratike. Por ajo është “obligim i çdo kujt që e pranon përgjegjësinë e të qenit amerikan”.