Shkruan: Afrim Kasolli
Ne bazë të rrethanave aktuale sa i përket partive shqiptare, vetëm NISMa Social Demokrate e Fatmir Limajt, ka shprehur vullnet për të diskutuar me Albin Kurtin, për formimin e Qeverisë Kurti 3, nëpërmjet bashkëqeverisjes.
PDK, LDK dhe AAK e kane mohuar një skenar te tille, duke ia vështirësuar mundësitë liderit të Vetëvendosjes për nje koalicion të shpejt si dhe duke ia rrezikuar afatin e mbetur kushtetues per votim të Qeverise.
Ndërkohë, eksponentë te kesaj partie kanë deklaruar se edhe me NISM-en perseri vështirë se do te arrihet numri prej 61 votave, nje kusht ky i domosdoshëm për votimin e ekzekutivit te ri.
Mirepo, hipotetikisht edhe sikur te sigurohet mbështetja per kalimin e ketij pragu, lideri i NISM- es, Fatmir Limaj e ka vendosur si parakusht shkarkimin e Dimal Bashes, nga pozita e krye kuvendarit, per shkak te ofendimeve te ketij te fundit ndaj UCK-se.
Mbetet te shihet se sa ka vullnet dhe interes Albin Kurti per kete kthese dhe a ia vlen te eksperimentohet me nje Qeveri fragjile.
Megjithatë, i njejti nuk do ta kishte telashe ta detyronte Dimal Bashen per dorëheqje nese kalkulon se perftimin e ka me te madh. Ashtu sic ka vepruar ne vitin 2020 kur Glauk Konjufca kishte dhene dorëheqje nga pozita e Kryeparlamentarit për t’ia leshuar ate pozite, Vjosa Osmanit, sipas insistimit të LDK-se.
Por dallimi eshte se Albin Kurti vështirë i beson sot Fatmir Limajt, per t’ia plotesuar kete kerkese sa i besonte Vjosa Osmanit atëbotë. /TV Arbëria