Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A mund ta forcojë edhe më shumë elektoralisht Albin Kurtin futja eventuale në listë së të zezë nga SHBA-të?

A mund ta forcojë edhe më shumë elektoralisht Albin Kurtin futja eventuale në listë së të zezë nga SHBA-të?

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Ndonëse nuk e kanë thënë në mënyrë eksplicite, por është vërejtur një kalkulim i partive “opozitare” se sa më shumë që shtohen tensionet ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje me komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, aq më mirë do të jetë për to. Të njëjtat mbase kanë shpresuar se në vend të betejës së tyre kundër Albin  Kurtit, mbase është diplomacia amerikane që mund t’ua shtrojë rrugën e rikthimit në  lartësitë  e Olimpit Politik.  Sanksionimi eventual, sikur bie fjala futja në listë të zezë, do të ishte qershia mbi tortë. Dhe në këtë mënyrë të njëjtat do të mund ta fitonin me anë të një dekreti diplomatik atë që kishin dështuar ta bënin në zgjedhje. Madje mundësia e një vendimi të tillë po përmendet gjithnjë e më shumë.

Por sa janë gjasat që ky sanksionim ta dëmtonte elektoralisht Albin Kurtin? Gjeanologjia e zhvillimeve të deri tanishme jep pak shpresë. Sepse nëse ka diçka nga e cila ka përfituar politikisht Albin Kurti, pa dyshim se kanë qenë edhe tensionet konstante me Uashingtonin. Kuptohet, ky antagonizëm nuk është interes strategjik i shtetit të Kosovës. Përkundrazi sa më shumë janë thelluar ato aq më tepër është dobësuar pozicioni ndërkombëtar i këtij të fundit.

Por në këtë rast bëhet fjalë vetëm për rrugëtimin e një lideri politik si dhe organizatën qw e pwrfaqwson . Dhe ky paradoks flet për ndryshimet demografike para së gjithash që kanë ndodhur në shoqërinë. Arsyet e këtij paradoksi janë komplekse. Megjithatë, nuk mund të mohohet fakti se krahas ndryshimeve demografike që kanë ndodhur në “tregun elektoral” të Kosovës, po ashtu kanë të bëjnë edhe indoktrimin  në masë te madhe të qytetarëve, se Albin Kurti është i vetmi lider i angazhuar në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe interesave shtetërore. Kurse faktorët ndërkombëtarë më qëllim që ta akomodojnë Serbinë nuk janë duke nguruar që ta përdorin shtetin tonë për këto pazare diplomatike.

Në këtë rast, ekziston rreziku që edhe shpresa e fundit që e kanë subjektet opozitare se si do të shpëtonin nga Albin Kurti mund t’u rikthet në bumerang  elektoral. Madje desanksionimi nga lista e zezë e  liderit të serbëve të Bosnjës dhe drejtuesit të deritanishëm të Republika Sërpskes, Milorad Dodik, vetëm sa do t’a forconte edhe me tej imazhin e martirit të Albin Kurtit.

Sepse, pavërisht interpretimeve zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit se kjo kthese erdhi si pasojë e “veprimeve konstruktive”të ndërmarra gjatë javëve të fundit nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ndikuan në vendimin e SHBA-së për t’i hequr sanksionet kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikut, dhe dhjetëra individëve kompanive të lidhura me të, në të vërtetë burime të mediumit CNN nw shkrimin “US lifts sanctions on Putin-backed Bosnian Serb strongman after Trump allies’ lobbying”  kanë bërë të ditur se deri te kjo kthesë e befasishme nuk duhet përjashtuar as ndikimin që e ka ushtruar lobi serb në kuadër të administratës amerikane Trump 2. Dhe këtu  nuk duhet harruar faktin se bëhet fjalë për një lider që hapur dhe pa asnjë dilemë e ka portretziaur vetën si aleat besnik i interesave të Moskës dhe liderit rus, Vladimir Putin.

Në këtë drejtim, një  zhvillim i tillë vetëm sa do ta forconte edhe më shumë narracionin e Albin Kurtit, për të indoktrinuar mbështetësit e tij se ky sanksionim erdhi si pasojë e faktit se ai nuk  e përdor buxhetin e shtetit për ta akomoduar imazhin e tij personal në sallonet e diplomatike të superfuqisë globale, por angazhohet që ta forcojë shtetin, sepse një Kosovë e fortë dhe stabile është edhe interes strategjik i SHBA-ve, pavarësisht interesave momentale të diplomateve të saj, që madje edhe janë duke i shpërfillur qëllimet  afatgjate të Uashingtonin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Janë këto dinamika që mjerisht mund të ndikojnë, që edhe nëse futet Albin Kurti në listë të zezë  vështirë të përkthehej në një fitore elektorale serioze për “opozitën”. Për më shumë edhe kjo e fundit do të kishte vështirësi politike për ta arsyetuar prezencën e Albin Kurtit brenda saj dhe amnistimin e Milorad Dodikut dhe klanit të tij krono kapitalist, e që në vazhdimësi e ka mohuar të kaluarën gjenocidale të forcave paramilitare dhe ushtarake serbe, kundër popullsisë civile boshnjake gjatë konfliktit të përgjakshëm ndërmjet viteve 1992-1995.