YouTube tregon një hapësirë boshe ku duhet të jetë ikona e “like”, me një gisht lart.
Përdoruesit, të cilët u përpoqën të shtypnin butonin “like” në YouTube këto ditë, vunë re se ikona e gishtit lart thjesht u zhduk.
Numëruesi i like-ve vazhdon të rritet kur klikohet vendi ku duhet të jetë, por tani ka një vend bosh, të hirtë në vend të ikonës së njohur.
Duket se është një problem i përhapur, i vërejtur nga një numër i madh përdoruesish të platformës popullore. Nga ana tjetër, butoni “dislike” (gishti i madh poshtë) funksionon pa probleme.
Në faqen e tij të mbështetjes, YouTube vuri në dukje se butoni “like” nuk po funksionon siç duhet dhe se çështja është duke u hetuar.
Gjithashtu është konfirmuar se ikona zhduket vetëm për videot në ueb, ndërsa funksionon siç është menduar në platformën celulare.
“Mos u shqetësoni, pavarësisht se ikona nuk duket, videoja ende po merr pëlqime”, thotë YouTube. Problemi që atëherë është rregulluar.