Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “A keni lanë njeri pa sha e pështy që 15 vjet?” – përplasen Ilir Mirena e Sadri Ramabaja

“A keni lanë njeri pa sha e pështy që 15 vjet?” – përplasen Ilir Mirena e Sadri Ramabaja

Audio-incizimet mes deputetes Mimoza Kusari-Lila e terroristit serb Milan Radojçiq kanë ngjallur debat në skenën politike në vend, shkruan Arbëria TV.
Gjatë debatit “Pressing” në T7, ka pasur përplasje mes analistëve Ilir Mirena e Sadri Ramabaja rreth këtyre përgjimeve të publikuara dje.

“Sa mirë me i ni prej juve këto fjalë, thirrje për gjuhë të matur e të kujdesshme, e çka keni bo more ju që 15 vjet? A keni lënë njeri të gjallë pa sha e pështy?”, i tha Mirena – Ramabajës.

“Unë nuk po flas në emër të partisë, po flas në emrin tim personal”, ia ktheu Ramabaja.

“Çka ndodhi tash me rolin e viktimës”, tha Mirena.

“Nuk është kreativitet me shpik tema të paqena”, i tha Ramabaja Mirenës.

“Ju jeni shpikësit e linçimit në këtë vend, le te ju bie në mend çka keni bo”, shtoi Mirena.