Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > A kapitulloi Rusia ne Egjipt?

A kapitulloi Rusia ne Egjipt?

Shkruan: Agron Hoti

 

Qe prej se Rusia e pati nisur pushtimin e Ukraines ne shkurt 2022, asnjehere s’qe ndalur se tentuari ta shperqendronte vemendjen e botes, SHBA-se dhe Perendimit nga Ukraina permes nxitjes se konflikteve te reja ne Lindje te Mesme, Kaukaz dhe Ballkan. Eshte kjo nje loje e njohur e vjeter qe rrenjet i ka te tradita e BRSS-se per ta shperqendruar SHBA-ne sa me shume ne glob. E provoi Rusia se fundi ne Banjske (veri te Kosoves) pastaj ne Bosnje e Hercegovine (BeH), por iku me bisht nen shale nga mbeshtetja e heshtur por e fuqishme qe NATO-s i dha Kosoves dhe BeH-se permes arratisjes se Dodikut.
E provoi Rusia shperqendrimin e SHBA-se edhe ne Armeni (Kaukaz), por edhe aty humbi ngase Azerbajxhani i mbeshtetur nga Perendimi dhe Turqia riktheu territorin e Nagorno Karabahut dhe perfundimisht u arrit paqja Armeno-Azere. Fitorja me e fundit e forcave politike properendimore ne Moldavi ishte goditja e radhes ndaj Rusise ne Pellgun e Detit te Zi, ku SHBA deri ne vitin 2030 do ta perfundoje ne Konstanca te Rumanise bazen ushtarake nder me te fortat ne glob.
Perderisa Rusia deshtoi ne Ballkan dhe Kaukaz, deshtoi se fundmi edhe ne Lindje te Mesme, ku po nxiste grupet terroriste (shiitet ne Irak, ISIS-in, Asadin, Hezbollahun, Hamasin dhe Houthin. Pavaresisht perqendrimit ne Ukraine, kunderpergjigja dhe kembengulja e SHBA-se dhe Perendimit ne de-rusizimin dhe de-iranizimin e Lindjes se Mesme asnjehere nuk u ndalen derisa e detyruan Hamasin ta pranonte humbjen ne Palestine.
Humbja e Sirise dhe kthimi i saj kah Perendimi ishin fatale per projeksionet ushtarake ruse ne Detin Mesdhe dhe tere Lindjen e Mesme.
Dobesimi i Iranit ia keputi Rusise pothuajse te gjitha rrenjet ne Lindje te Mesme. Nje Iran dhe Rusi e dobesuar i sjellin avantazhe te medha SHBA-se per ta ruajtur supremacine detare ne Oqeanin Indian.
Bota dhe Perendimi nuk mund te gjunjezoheshin para terrorizmit te Hamasit dhe grupeve tjera terroriste gjithandej Lindjes se Mesme. Per fat te mire vete Vendet Arabe dhe Turqia, perkunder retorikes politike per konsum te brendshem kundrejt Izraelit, vazhdojne te jene pro de-rusizimit dhe de-iranizimit te trojeve arabe dhe tere Lindjes se Mesme. Dhe Izraeli pikerisht ato po ben, ate qe kancelari aktual gjerman e kishte cilesuar si “pune e piste per te gjithe ne (v.i. per Perendimin)”.
Ashtu sic SHBA dhe Perendimi i goditen nje nga nje te gjitha grupet terroriste ne Lindje te Mesme, njejte e goditen edhe Hamasin, derisa perfundimisht e gjunjezuan ate per paqe. Paqja izraelito-palestineze u arrit heperhe ne Kajro te Egjipit. Tash ngelet zbatimi i saj. Sa me shume qe Rusia do te pesoje humbje ne Ukraine, aq me te medha do te jene mundësitë per paqe te qendrueshme ne Lindje te Mesme. Fatkeqesisht kostoja e kesaj paqeje per Palestinen e instrumentalizuar nga Rusia dhe Irani doli te jete teper e larte. Humbesja me e madhe ne secilin variant doli te jete Palestina.
E kemi thene edhe me heret qe beteja kryesore ne Lindje te Mesme eshte duke u bere mes Perendimit te kryesuar nga SHBA dhe Rusise. Beteja vazhdon te jete e tille deri ne dobesimin e Rusise si nje faktor pa ndonje peshe te theksuar ne Evrope dhe Lindje te Mesme. Fakti qe Rusine nuk e pyeti me askush per paqen ne Kajro e deshmon kapitullimin e saj ne Lindje te Mesme. Por, pa lodhjen ne Ukrainë, nuk do te ishte i mundshëm përjashtimi i Rusisë nga paqja izraelito-palestineze në Kajro.