Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > A ka gjasa për një luftë Kosovë-Serbi?- Flet Quni i LDK-së

A ka gjasa për një luftë Kosovë-Serbi?- Flet Quni i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka bërë me dije se gjasat për një luftë reale në mes të Kosovës dhe Serbisë janë shumë të vogla.

Ai ka deklaruar se prezenca e KFORI-it dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtarë e bëjnë gati të pamundur mundësinë e një lufte.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zyrtarët tjerë qeveritar që flasin për luftë.

“Tani nëse e analizojmë deklaratën tonë në hapësirat tona, në këtë ambient do të thotë kushtet kur ne kemi tema të nxehta në raportet Kosovë-Serbi, ndërmjetësimin e BE dhe SHBA., praninë e NATO. kur janë të gjitha përpjekjet për krijimin e paqes të përmendet lufta apo të militarizohet gjuha del jashtë kuptimit. E krijojnë një ndjenjë te qytetarët se duhet të përgatiten për ditë më të këqija. Tani sa janë gjasat që të ndodhë një luftë reale mes Kosovës e Serbisë, gjasat janë shumë të vogla.”, ka vlerësuar Quni.

Sipas tij, në çdo rrethanë mekanizmat e sigurisë duhet të jenë në gjendje gatishmëria.

“Çdo qeveri që është përgjegjëse për funksionaliyimin e shtetit ndër të tjera përveç shëndetësisë arsimit, rendit e ligjit do të duhej të angazhohej për mbrojtjen e kufijve, qytetarëve dhe të gjitha atributeve që i ka një shtet. Duhet ti ketë të ngritura strukturat e e sigurisë nga fusha e inteligjencës, policisë dhe ato ushtarake. Këto janë detyra të nënkuptueshme të çdo shteti përkundër që kanë stabilitet e politika paqësore.