Merreni rosën e plastikes dhe zhytuni në vaskën e nxehtë me flluska për të djegur më shumë kalori.
Një studim i kryer nga universiteti Loughborough ka zbuluar se është i vërtetë fakti që dushi i nxehtë jua rritë shkallën metabolike.
Me rritjen e temperaturave, zemra duhet të pompojë më shumë për të dërguar gjak në lëkurë në mënyrë që të qëndroj e freskët.
Përveç kësaj, edhe trupi shfrytëzon proteina të veçanta të cilat provojnë ta zvogëlojnë dëmin që i shkaktohet qelizave nga temperaturat e larta.
Megjithatë, kjo është një mënyrë e ngadaltë për të humbur peshë.
Një orë në dush të nxehtë i djegë 61 kcal më shumë sesa kur qëndroni ulur.
Nëse atë orë e shpenzoni duke bërë diçka më aktive, ju do të digjni më shumë kalori, transmeton telegrafi.
P.sh. me një ecje 15 minutëshe ju e digjni të njëjtën sasi të kalorive sa e digjni për 1 orë në dush.