Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A jemi para një lufte rajonale në Lindje të Mesme në mes Iranit dhe Izrealit?

A jemi para një lufte rajonale në Lindje të Mesme në mes Iranit dhe Izrealit?

Shkruan: Afrim Kasolli

Para me shume se një ore Irani ka lansuar një sulm më te ri me raketa kunder Izralit. Kjo vale e sulmeve erdhi pak pasi SHBA-të paralajmëruan per nje skenar te tille.

Keto sulme Teherani i ndërmori si shenje hakmarrje pas eliminimit te disa figurave kryesore te forcave proxy te Iranit që e formojnë Aksin e Rezistences kunder Izrealit. Nder eliminimet me poshtëruese për regjimin e Ajatollahut ishte ai shefit te Buros politike te Hamasit, Ismail Haniyeh, ne qendër të Teheranit. Por serine e këtyre humbjeve e kompletoi vrasja e Sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah para pak dite ne Bejrut. Me këtë u godit njeri nga asetet kryesore politike dhe strategjike te Iranit ne regjion, pas eliminimit te komandantëve të lartë te Hezbollahut, Fuad Shukr dhe Ibrahim Akil, si dhe shpërthimit te pajisjeve elektronike qe perdoreshin per komunikimin te brendshem nga pjestaret e kesaj organizate,

Në një sërë shkrimesh kam pohuar se kjo vrasje ishte nje goditje me madhe edhe per Iranin se edhe per vet Hezbollahu. Sepse ne këtë mënyrë Irani është gjendur para dy opsioneve pa shtegdalje. Zbythja e tij do te thote pranim i poshtërimit publik.

Megjithatë, edhe përkeqësim i situatës po ndodhte ne nje kohe qe me se paku i duhej presidentit te ri te Iranit Masoud Pezeshkian. Deri sa ne njërën ane ai ka dërguar sinjale se është i gatshëm per nje relaksim te raporteve me Perëndimin, na anën tjetër po shtohet presioni nga forcat e brendshme konservatore te lidhura me Garden Revolucionare dhe Ajatollahun per hakmarrje.

Mirepo, sipas shume analistëve në mediat ndërkombëtare, edhe Netanyahu, luftën kundër Hamasit e Hezbollahut, e ka projektuar strategjikisht, si pjesë e një lufte më të gjerë kundër Iranit dhe forcave tjera proxy të tij në rajon. Por, për realizmin e këtyre objektivave ai është i vetëdijshëm se nuk mund ta bëjë pa mbështetjen e SHBA-ve, madje edhe me shpresën për ta përfshirë këtë të fundit në luftë kundër Iranit, si pjesë e një lufte më të gjerë regjionale.

Prandaj, kryeministri izraelit është i interesuar që sa më shumë ta shmang
çdo armëpushim të negociuar nga administrata aktuale amerikane në bashkëpunim me Egjiptin dhe Katarin në pritje të rezultate zgjedhore presidenciale në Amerikë, duke kalkuluar se nga një fitore eventuale e kandidatit republikan Donald Trump, do ta ketë më të lehtë për ta realizuar këtë skenar.

Duke filluar nga sot ky skenar po behet tejet real. Nëse diplomacia dështon te gjeje zgjidhje urgjente në këtë situatë qe është galvanziuar deri ne ekstrem, pasojet e ketij eskalimi do te jenë fatale, jo vetëm per Lindjen e Mesme, por edhe për mbarë botën boten, sepse behet fjale per një rajon ku qarkullon rreth 30 përqind e tregtisë botërore si dhe është burimi kryesor i energjisë. Çdo galvanzim i mëtejmë i situatës se sigurise do te thotë jo vetëm kaos per Lindjen e Mesme, por debalncim ekonomik dhe politik ne rrafshin global. /TV Arbëria

Themes by WordPress