Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, ditën e sotme ka zhvilluar një takim të papritur me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, në OKB. Vetë kryediplomati gjerman, siç raporton Politico, mes tjerash, ka thënë se nuk pranojnë ‘’incidente si sulmi me dron në Leipzig’’, dhe që ai, ka paralajmëruar Rusinë që Gjermania ‘’mund të kundërpërgjigjet’’.
Rreth kësaj, në rrjetin social ‘’X’’, Gert Ewen Ungar, redaktor RT DE, ka ndarë pamje para fillimit të takimi. Në videon e ndarë, Lavrov dëgjohet teksa e pyet kryediplomatin gjerman se ‘’a është vetëm apo me delegacionin’’.
Sipas Ewen Ungar, takimi u zhvillua me kërkesë të palës gjermane.