Ditën e sotme Grupi i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, UP, organizon një manifestim paqësor me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, në përkujtim të 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë.
Kjo shifër e fëmijëve të vrarë vitin e kaluar u tha ndryshe nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryekuvendari, Glauk Konjufca e madje edhe kryeministri, Albin Kurti.
“Janë mbledhur 1133 fëmijë këtu pasi kaq kemi humbur gjatë luftës”, kishte thënë Konjufca.
Kurse presidentja Osmani tha se: Jemi këtu për të kuptuar 1133 fëmijë që kanë dhënë jetën.
Kurse kryeministri Kurti kishte shpjeguar që në atë organizim janë gjithsej 1133 qirinjë.
Videoja është publikuar nga Esat Shala në rrjetin e tij social në facebook.
Shala ka shkruar se ekzistojnë emra dhe fotografi se dëshmojnë një shifër tjetër për fëmijët e vrarë, siq është 1432.
: Video
Një shifër më të lartë se ajo e Kurtit, Osmanit e Konjufcës u përmend nga aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ku kishte thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vazhdimisht po i përmend fëmijët e vrarë serbë pas sulmeve masive atje, porse askush nuk po i përmend 1 mijë e 400 fëmijë shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.