Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A i maskoi me petk humanitar pajtimi sot në Brukesel agresionet e vazhdueshme të Serbisë mbi Kosovën?

A i maskoi me petk humanitar pajtimi sot në Brukesel agresionet e vazhdueshme të Serbisë mbi Kosovën?

Shkruan:Afrim Kasolli

Në një kohë kur nuk e priste askush për shkak te momentit politik si dhe parakushteve të vendosura nga kryeministri Kurti për vazhdim të dialogut, sikur se “formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023 dhe dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, megjithatë Kosova dhe Serbia jane pajtuar sot për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur. Siç, dihet Prishtina dhe Beogradi patën arritur marrëveshje më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndaj kësaj deklarate janë bërë edhe vërejtje të shumta, mirëpo tash kjo temë i kalon caqet e këtij shkrimi.

Sidoqoftë, sipas kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, “tashme ka premtime nga ana e Serbisë që nuk do të ketë tendenca që në të ardhmen puna e këtij komisioni të pengohet”

Është i habitshëm besimi i Besnik Bislimi në zotimin e ri të Serbisë, pak ditë pas sulmit terrorist mbi infrastrukturën kritike të Kosovës në kanalin e lumit Iber-Lepenc.

Për me shumë, nje besim i tillë e relativizon permasen e atij sulmi dhe bënë qe Serbia të duket diten në sytë e Bashkësise Ndërkombëtare një shtet i përkushtuar për ceshtje humanitare, përkundër faktit se mund te vijnë sulme nga ai vend natën. Ndërkohë, Kosova vazhdon te shihet si pengese per procesin e dialogut, për çka edhe po mbahet ende nën masa sanksionuese.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk po realizohen parakushtet e Kosovës për dialog, por përkundrazi me këtë qasje qeveria e Kosovës po e legjitimon si agresionin e Serbise ashtu edhe sanksionimin ndërkombëtar te vendit. /TV Arbëria

Themes by WordPress