Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > A i ka ofruar para Naim Murseli- Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridonës, kjo është përgjigjja e të akuzuarit!

A i ka ofruar para Naim Murseli- Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridonës, kjo është përgjigjja e të akuzuarit!

Gjatë seancës së sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, dëshminë e tij është duke e  dhënë Kushtrim Kokalla, i cili akuzohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë”.

A është pyetur nëse i është ofruar para nga ana e Naim Murselit për vrasjen e Liridonës.

‘’Nuk më kujtohet nëse ai më ka bërë ndonjë ofertë për vrasjen e gruas së tij’’, ka qenë shkurt përgjigjja e Kokallës.

Kokalla ka zbuluar dhe bisedën e tij me Naim Murselin, në ditën kur u vra Liridona Ademaj.

Kokalla tha se Naim Murseli i kishte thënë  se kishte probleme me gruan e tij Liridonën.

“Më tha a e ke gati me rregullu automjetin. Duke folur për problemet e tij me tashmë të ndjerën Liridonën, më ka thënë që ka pasur probleme me të”, ka thënë Kokalla.