Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > A i ka numrat VV, deputetja Mehmeti më e rezervuar se kolegët e partisë: Për votat e shihni të martën

A i ka numrat VV, deputetja Mehmeti më e rezervuar se kolegët e partisë: Për votat e shihni të martën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi ishte në Kuvend për t’u regjistruar dhe në një prononcim për media kalimthi, u shpreh më e rezervuar sesa kolegët e saj partiakë për çështjen e votave në Kuvend.

Pasi doli, ajo hasi në gazetarë të cilët e pyetën nëse kjo parti i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe për formimin e qeverisë së re.

“Procesi (i regjistrimit në Kuvend) shkoi shumë mirë, e për votat e shihni të martën”, tha ajo.