Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A i cenoi interesat shtetërore Presidentja Osmani duke e refuzuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump?

A i cenoi interesat shtetërore Presidentja Osmani duke e refuzuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump?

Shkruan: Afrim Kasolli

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar sot, se ka qenë e ftuar që të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, mirëpo qe e njëjta ka refuzuar që të jetë pjesë e kësaj ngjarje me peshë globale. Ajo është arsyetuar se e ka deleguar një delegacion përfaqësues shtetërore në vend të saj. Pasi sipas të parës së shtetit kështu kanë vepruar edhe vende te tjera.

Mbetet enigmë sfinksi sa është i vërtetë ky pretendim i Presidentes Osmani. E para ajo nuk është pjesë e zgjedhjeve. Roli i saj këto ditë të mërzitshme janari është tërësisht ceremonial dhe pa ndonjë peshë specifike politike. Prandaj, është non sens logjik nëse ajo e ka refuzuar te jetë pjesë me argumentin se edhe “përfaqësues të shteteve tjera nuk kanë marr pjesë”. Ngase çdo shtet i ka raportet e veçanta me Amerikën.

E dyta asnjëra nga to nuk i telashet që i ka Kosova, sidomos sa i përket “shtetësisë së papërfunduar” në aspektin ndërkombëtar. Arseje kjo, edhe për të cilën po zhvillohet procesi i dialogut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e BE, më shumë se një dekadë në Brukesl. Prandaj, është iluzore se ky objektiv mund të finalizohet pa rolin vendimtar amerikan, ashtu edhe siç ka qenë në të gjitha fazat historike të shtet-ndërtimit.

Për më shumë, me fitoren e Donald Trumpit, nuk kemi të bëjmë vetëm me zëvendësimin e një pushteti me një tjetër sipas modelit tradicional në politikën e jashtme amerikane. Por, siç kanë thënë shuam analiste me fillimin e dickaje krejt të re ne këtë sferë.

Kjo edh është arsyeja që ish-diplomatë dhe miq të Kosovës, në vazhdimësi janë duke i bërë thirrje liderishipit të vendit që të krijojnë sa më shumë lidhje personale me njerëzit në administratën Trump, për ta sfiduar Presidentin serb Aleksandër Vuçiq, pasi ky i fundit mjerisht ka kultivuar një raport të mirë në të kaluarën me përfaqësues të këtij rrethi. Apo siç, ka deklaruar para pak dite, ish-diplomatit amerikan, Cameron Munter, se rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, do të imponojë patjetër ndryshim të strategjisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tij, Trump do marrëveshje. Pra “qasja e deritashme nuk do të funksionojë më – nuk do të ketë më një Gabriel Escobar [ish-i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor] që e mbështet Mirosllav Lajçakun [përfaqësues i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi]”.

E evente të tilla sikur ai dje në Uashington janë një mundësi ideale për t’i kultivuar e forcuar lidhjet personale me njerëz të administratës së re amerikane në funksion të interesave shtetërore.

Kështu nëse është e saktë ajo që ka deklaruar Presidentja Osmani, se me vullnet e ka refuzuar këtë ngjarje, në mënyrë të tërthortë ajo i ka i cenuar këto interesa, mbrojtja e të cilave është bërë me domosdoshme se kurrë, për shkak të një situate gjithnjë me fragjile gjeopolitike globale./tvarbëria/