Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka treguar se a i ka rënë pishman për fushatën kundër BDI’së e Bujar Osmanit.
Mexhiti në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nuk mund t’ia falin Bujar Osmanit që vizitoi Ukrainën e nuk u mor me agresionin serb në Mitrovicën e Veriut.
“Fushata ka mbaruar, ne kemi marrë përgjegjësinë institucionale, ata janë në opozitë. Për Bujar Osmanin është prurje e imja në BDI. Unë e kam sjellë nga partia tjetër. Në 2005 është afruar në BDI. Mirëpo nuk mund t’ia falim që më me ëndje të shokjë të vizitojë Ukrainën, e vende më të larta e të mos prononciohet assnjëherë për agresionin serb në Mitrovicën e Veriut. Osë të shkojë e ta vizitojë aty si përfaqësues I OSBE’së për ta konstatu këtë agreson të Serbisë ndaj Kosovës”, tha ai.